“Mund të them që realisht vreshtarët dhe njerëzit që merren me këtë punë janë të kënaqur me atë që mund të marr si informacion nga terreni, gjithsesi që gjithmonë mund të jetë më mirë.Por çmimi i blerjes për vranecin, çmimi i blerjes për smederevën 19, 20 denarë, 22, 23 denarë është çmim rekord, historik, 25 përqind më i lartë se vitin e kaluar”, sqaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për atë se si shkon procesi këtë vit, sepse në rrjedhë është blerja e rrushit.
Kryeministri inkurajoi kantinat e verës, prodhuesit e verës, si dhe ata që blejnë rrush edhe më shumë, nëse munden dhe lejojnë planet e tyre të biznesit, të rrisin çmimin, sepse një prodhim i zakonshëm është diku midis 100 deri në 120 milionë kilogramë.
"Dhe unë do t’i inkurajoja kantinat e verës, prodhuesit e verës që blejnë rrushine dhe më shumë nëse munden nëse lejojnë planet e tyre të biznesit të rrisin çmimin, sepse e dini se një prodhim i zakonshëm është diku midis 100 dhe 120 milionë kilogramë.Këtë vit, përshkak të sfidave të motit, diku mes 65 dhe 70 milionë kilogramë. Sigurisht që nuk ka prodhim të mjaftueshëm në treg, kështu që i inkurajoje dhe më shumë që t’I stimulojmë bujqit, që vreshtarët të kthehen në fushat dhe përsëri do të thoja që sërish t’I ringjallim vreshtat dhe sërish të prodhojmë nga 100 deri në 120 milionë kilogramë gjatë vitit”, tha Kryeministri