Të nderuar,
Sapo ka përfunduar takimi mes Qeverisë dhe Kryetares së Qytetit Shkupit. Praktikisht mund të them se jemi edhe më të shqetësuar tani, sesa para fillimit të takimit.
Shkurt, pritjet tona si Qeveri ishin se nga ana e Qytetit do degjonim ndonjë plan ose kërkesa reale të cilat ne si Qeveri do të mundemi të ndihmojmë për atë plan që të realizohet. Por nga ana e tyre nuk dëgjuam asgjë konstruktive.
Gjendja në Qytet është dëshpëruese, gjendja e ndërmarrjeve publike e qytetit është dëshpëruese dhe si konkluzion i përgjithshëm ishte se mungesa e komunikimit ndërmjet grupeve të këshilltarëve brenda Qytetit të Shkupit në korrnizat e Qytetit Shkupit, është një nga fazat e pengesave për realizimin e projekteve nga ana e Qytetit. Prandaj kryetarja e Qytetit Shkupit propozoi që deri në fund të kësaj jave të hartojë një lloj plani I cili para se të gjithash do prezantohet para këshilltarëve në kuadër të Këshillit të Qytetit të Shkupit, duhet t'a pranoj që pritjet tona për fat të keq nuk janë të mëdha.
Në këtë drejtim do të presim deri në fund të javës se çfarë do të prezantohen nga ana e tyre si nevoja të cilat kjo Qeveri të themi do të mund të ndihmojë edhe në bazë të atyre propozim konkluzioneve, në atë propozim plan i cili do prezantohet para këshilltarëve, do nxjerrim konkluzione.
Mua më vjen shumë keq që situata në Qytetin e Shkupit është kështu siç është. Ne si Qeveri mund të zgjedhim që të mos të ndërhyjmë në punën rrjedhese të qytetit, por konsiderojmë se qytetarët e Shkupit janë prioriteti ynë dhe së bashku në një farë mënyre duhet të kontribojmë diçka dhe që të kyçemi në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Në mënyrë të veçantë u diskutua për dy ndërmarrje publike, njera dërmarrje publike është Higjiena Komunale, ku problemin e konsiderojmë si më akut për momentin. Dhe e dyta Nërmarrje publike që diskutuam është NTP, sepse ne si Qeveri besojmë se për dhjetë ditë do të kemi një problem shumë më të madh në transportin publik me fillimin e vitit shkollor.
Shpresojmë në konstruktivitet, para së gjithash ndaj këshilltarëve dhe ndaj aktorëve të tjerë politikë në nivel të Qytetit të Shkupit nga ana e tyre, ne si Qeveri sigurisht që jemi në dispozicion nëse ata mendojnë se mund të ndihmojmë në një ndonjë mënyre, sipas kompetencave tona ligjore.
Është mirë të theksohet se Qyteti gjithashtu argumentoi edhe faktin që Qeveria e mëparshme nuk ka paguar mjete nga buxheti për transportin e studentëve ndaj NTP-së dhe praktikisht kjo është ishte pengesë për funksionimin normal të ndërmarrjes.
Sipas ribalancimit, kjo Qeveri praktikisht e servisoi borxhin e nderrmarjes publike, pjesë e linjës së kreditore për blerjen e autobusëve. Shpresojmë se do të kemi konstruktivitet, do të kemi mirëkuptim mbi të gjitha të të punësuarve të Qytetit të Shkupit, mbi të gjitha në kuadër të Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe ne si Qeveri sigurisht që jemi në dispozicion për gjithçka që mund të ndihmojmë në të ardhmen, dhe do të ndihmojmë.