Mickoski: Mossundimi i së drejtës dhe krimi janë problem sigurie dhe ne si Qeveri duhet të reagojmë, këtë ia kemi vënë në dijeni Këshillit Gjyqësor në takim Patëm një takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor me kërkesë të tyre.

Kishim një takim me Kryetaren e Këshillit Gjyqësor me kërkesë nga ana e tyre.

Ju e dini që ne dolëm me një qëndrim menjëherë pas formimit të Qeverisë se duhen reforma rrënjësore në fushën e drejtësisë, por nuk jemi të vetmit që mendojmë kështu, ashtu mendojnë edhe qytetarët, sepse sipas të gjitha matjet e opinionit publik, besimi që qytetarët kanë tek organet e drejtësisë është katastrofikisht i ulët.

Nëse nuk keni shtet juridik, nëse nuk keni sundim të së drejtës nëse nuk keni prokurorë dhe gjyqtarë që akuzojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës, atëherë nuk do të keni as siguri ekonomike, dhe kur nuk keni siguri ekonomike nuk do të keni as aktivitet ekonomik dhe kur nuk keni aktivitet ekonomik, buxheti nuk do të ketë të ardhura aq sa duhen për të pasur zhvillim, dhe nëse nuk keni zhvillim, atëherë nuk do të keni qytetarë dhe kompani të lumtura dhe është normale që të zhgënjehen dhe të largohen nga Maqedonia. Ky është thelbi i gjithë këtij sistemi.

Ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë drejtësi. Nuk duhet të ketë qytetarë të dorës së parë, nuk guxon të ketë qytetarë të dorës së dytë dhe disa të dorës së parë që janë të mbrojtur, nuk guxon të ketë elitë këtu, por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjeve dhe Kushtetutës. Këtë e kam theksuar në takimin, i cili do ta përsëris, me kërkesë të tyre, që të dëgjojmë se cilat janë propozimet e tyre. Në fund të fundit, ne kishim një thirrje drejtuar ekspertëve dhe institucioneve që të vijnë dhe të paraqesin propozime se si ta reformojmë bashkërisht sistemin e drejtësisë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë, programit tonë, por duam të dëgjojmë. Nëse kemi ide më të mira, sigurisht që do t'i zbatojmë ato ide, nuk duhet të ketë asnjë sekret këtu.

Nëse nuk keni sundim të së drejtës, nëse nuk keni shtet juridik, nëse keni nivel të lartë krimi dhe korrupsioni, ky është një problem sigurie. Këtë nuk e kam thënë vetëm unë si politikan, e kanë thënë shumë politikanë më me përvojë se unë.

Si Qeveri, në bazë të Kushtetutës dhe me ligj, kemi detyrën bazë të mbrojmë shtetin dhe qytetarët, nëse lind një problem sigurie.

 Për ne mossundimi i së drejtës, krimi, perceptimi i korrupsionit, elitat, janë një problem sigurie për shtetin tonë. Dhe ne si Qeveri duhet të reagojmë. Kjo është një periudhë që do ta kalojmë në mbledhjen e propozimeve, ideve dhe më pas do të dalim para opinionit publik me një qëndrim përfundimtar se si i shohim reformat. Natyrisht, do të them përsëri, ne i qëndrojmë qëndrimit tonë për shpërbërjen e atyre institucioneve për të cilat kemi folur gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne nuk presim rezultate të shpejta, por presim progres me të cilin do ta parandalojmë këtë problem sigurie që po na ndodh për shkak se nuk kemi shtet të së drejtës dhe kemi një shkallë të lartë të krimit dhe korrupsionit.

Ky ishte përafërsisht takimi i sotëm dhe këto ishin mendimet që u shkëmbyen me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor.