Sot është mbajtur mbledhja e 13-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mbledhje u sollën disa vendime dhe zgjidhje.
Qeveria solli vendim në përputhje me ribalancimin e miratuar të Buxhetit të paguhen të gjitha pagat e mbetura të punonjësve në Pyjet Nacionale. Me këtë vendim zgjidhet problemi i 2000 punonjësve në Pyjet Nacionale.
Qeveria miratoi informacionin për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për vendosjen e Partneritetit publik-privat për ndërtimin e garazheve të montuara shumëkatëshe në Qendrën Klinike Universitare – Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” Shkup, me propozim vendim, me të cilin do të zgjidhet kaosi i komunikacionit që mbizotëron në Qendrën Klinike.
Qeveria ngarkoi Ndërmarrjen Publike, Rrugët Shtetërore që të përpilojë dokumentacion projektues për ndërtimin e unazës në Kavadar.
Komuna e Kavadarit dhe rajoni i Tikveshit kanë nevojë për ndërtimin e një unaze të qytetit, duke marrë parasysh komunikacionin e përgjithshëm të mallrave dhe të udhëtarëve që kalojnë nëpër komunë, dhe i njëjtë zhvillohet përmes rrjetit primar dhe dytësor të rrugëve, gjë që kontribuon shumë në shkatërrimin e infrastrukturës së ndërtuar të komunikacionit dhe ekspozimin e Komunën ndaj ngarkesave shtesë të buxhetit çdo vit, si dhe në zhvillimin më të madh të rajonit të Tikveshit.
Lidhur me vendimet e kuadrove, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli konkluzion dhe i propozoi Kuvendit të EVN-së Elektroekonomia e Maqedonisë, Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizimi me Energji Elektrike, Shkup, nga detyra anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të EVN-së Elektroekonomia e Maqedonisë, Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, Shkup përfaqësues i Qeverisë të revokojë Zllatko Laziq, dhe për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës të zgjedh Bojan Nikollovskin.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës drejtori i Drejtorisë për Polici Financiare emërohet Sllobodan Ivanovski. Ivanovski ka magjistruar në shkencat juridike me provim të dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për kundërvajtje të DAP – Drejtoria Rajonale Prilep.
Xhevat Selami, është emëruar ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Selami është i diplomuar në drejtësi, ka qenë anëtar i disa grupeve punuese, ka qenë profesor në SHMQSH “Arseni Jovkov”, dhe nga viti 2013 deri në vitin 2020 ka qenë udhëheqës i departamentit për menaxhim të burimeve njerëzore, për momentin është udhëheqës i një departament në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Qeveria shqyrtoi Propozimin e Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve pas shpalljes publike nr. 07/2024 për emërimin e 1 (një) anëtari të Komisionit rregullator për shërbimet e energjisë dhe ujit dhe shërbimet e menaxhimit të mbeturinave komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me nenin 18 të Ligjit për Energji (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 96/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/2019, 236/2022, 134 /2024 dhe 147/2024), konkludoi dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që për anëtar të Komisionit rregullator për shërbime të energjisë dhe ujërave dhe shërbimeve për menaxhimin e mbeturinave komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut të emërojë Elena Markova Velinova.