Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se me keqardhje e ka lexuar statusin e ish-ministres Sllavjanka Petrovska në të cilën ajo ka bërë akuza ndaj tij.
“Nuk është hera e parë që zonjusha Sllavjanka Petrovska më sulmon mua dhe familjen time në mënyrë kaq tinzare, me shumë gënjeshtra, trillime dhe konstruksione. Ajo fatkeqësisht, më akuzoi në mënyrë monstruoze, por këtë ia lë nderit dhe ndërgjegjes së saj. Nuk do të doja të hyja në thellësi të mendimit të saj derisa e ka krijuar dhe publikuar këtë postim.
Jam konsultuar me ekipin tim ligjor dhe do të ngre padi, sepse do të dëshiroja që autoritetet, gjykata, ta ndriçojnë deri në fund këtë dhe të shohin se çfarë dëshmi ka zonjusha Petrovska, se unë kam porositur dhe inkurajuar vrasje.
Megjithatë, unë kam familje, familja ime funksion nëpër qytet dhe nuk do të doja të gjendej në një situatë të pakëndshme”, u përgjigj Kryeministri Mickoski në pyetjen gazetareske.
Ai theksoi se Petrovska tenton të ketë përfitime politike duke e sulmuar personalisht dhe përmes kësaj edhe familjen e tij dhe njoftoi se në ditët në vijim do të ngrihet padia.