Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për rolin e Blerim Ramadanit në Maqedoni dhe nëse gjyqtari Pajaziti duhet të përgjigjet, tha se ai është gjyqtari i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së.
“Epo ai është gjyqtar i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe ai e ka dëshmuar veten me vendimet e tij në të kaluarën. Pajazit Pajaziti është gjyqtar i cili në të kaluarën ka bërë shumë gjykime të këtij lloji të cilat janë diskutabile. Dhe unë ia lë Këshillit Gjyqësor të vendos se çfarë do të bëjë më tej me karrierën gjyqësore të gjyqtarit Pajazit Pajaziti”, theksoi Kryeministri Mickoski.