“Ende mbaj qëndrimin se duhen reforma në drejtësi, në sistemin tonë të drejtësisë dhe kjo është tema e parë në të gjitha sondazhet e opinionit publik, se duhet të kemi reforma, sepse besimi është katastrofik.
Po, ne kemi një program dhe po në programin tonë thuhet që Këshilli Gjyqësor të shpërbëhet ashtu siç është partiak, por edhe Këshilli i prokurorëve publikë sepse tashmë e shihni se çfarë po ndodh atje, sepse njerëzit që janë pjesë e atij institucioni ngadalë por me siguri kanë rrëfime për vepra të kryera etj”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske gjatë vizitës së sotme dhe shtoi:
“Por meqenëse është hapur debati publik, ne jemi të gatshëm si Qeveri transparente, një Qeveri që dëshiron të kujdeset për të ardhmen dhe jo për të kaluarën, të dëgjojmë të gjithë dhe nëse është e nevojshme të bëjmë një mozaik për të gjithë këtë, të bëjmë një gantogram të qartë të aktiviteteve, hapave, reformave që do të risin besimin në sistemin e drejtësisë, sepse nëse nuk kam shtet ligjor, këtë e thashë që dje në konferencën për shtyp, siç thonë shumë politikanë në botë, në mbarë botën, shumë më me përvojë se unë, kemi një kërcënim për sigurinë e shtetit dhe ne si Qeveri nuk duhet të lejojmë që të mos kemi shtet ligjor, të kemi politikanë kriminelë, kriminel, korrupsion etj. Ky është një kërcënim për sigurinë dhe si i tillë ne duhet të përgjigjemi në përputhje me rrethanat dhe kështu do të përgjigjemi në përputhje me këtë, gjegjësisht do të bëjmë reforma për ta mposhtur këtë kërcënim të sigurisë”.
Kryeministri Mickoski sqaroi se kërcënimi për sigurinë e një vendi nuk bëhet vetëm me armë në dorë, por edhe me vepra të rënda kriminale.
“Nuk do të thotë që kërcënim i sigurisë bëhet nëse dikush merr armën në dorë dhe kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin, ajo është një nga mënyrat, por nëse kemi një situatë pandemike siç ishte në të kaluarën me krim dhe korrupsionin, nëse kemi individë të kriminalizuar në drejtësi, nuk them për të gjithë individë, është njësoj sikur të keni një fuçi me ujë të pastër dhe pastaj të merrni disa lugë me mebturina fekale dhe t'i përzini aty, atëherë kot është, nëse e keni shumicën e njerëzve që janë të mrrekullushëm dhe të përsosur, dhe kur disa nga ata e keqpërdorin, abuzojnë dhe prishin reputacionin dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve profesionist”, theksoi Kryeministri.
Kryeministri i Qeverisë theksoi se konsultimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të rikthyer besimin tek qytetarët në sistemin e drejtësisë.
“Ashtu, që tash për tash, un me të vërtetë nuk kam dëgjuar një politikë më kreative dhe konfrontues nga ajo që kemi, me të gjithë ata që kemi takuar. Ne do të vazhdojmë me konsultime, thamë që deri në fund të gushtit, nëse është e nevojshme dhe më tutje, patjetër të arrijmë deri në një formulë, ku qytetarët të besojnë se drejtësia vlen për të gjithë”, tha Mickoski.