“Epo, jo vetëm për këtë rast. Unë thashë se nga vjeshta do të dëshmojmë për atë që ka ndodhur në 7 vitet e kaluara, për shumë gjëra, jo vetëm për këtë, ky është vetëm fillimi”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske se a pret që PP të iniciojë hetime për keqpërdorimet e ish-ministres së kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Kryeministri Mickoski shtoi se shumë shpejt qytetarët do të mësojnë për të gjitha keqpërdorimet e pushtetit të kaluar në 7 vitet e fundit.
“Do të ketë shumë njerëz që siç e shohim sot janë të fortë pas foltores në Kuvend dhe në formë pyetëse do të bëjnë pyetje nga foltorja e partisë. Por do të shohim tani se si do të jetë e gjitha kur PP dhe organet hetuese do të duhet të merren me të gjitha ato keqpërdorime që kanë ndodhur në 7 vitet e kaluara”, është decid Mickoski.