“Shoh që qendra individuale të ndikimit janë të shqetësuar, janë të shqetësuar sepse kjo është dita e fillimit, prokurim publik që e ka udhëhequr Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së. Unë vendosa të luftoj publikisht kundër krimit dhe korrupsionit dhe për këtë arsye e bëra atë deklaratë dhe ky është mesazhi se koha e kriminelëve në politikë ka mbaruar, se është koha e politikanëve të ndershëm, njerëz që e duan popullin e tyre, atdheun e tyre punojnë për interesat e bashkëqytetarëve dhe atdheut dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, u përgjigj kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen gazetareske.
Kryeministri Mickoski sqaroi se në kuadër të kabinetit të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të hapet linjë ku qytetarët do të mund të raportojnë sjellje devijante të administratorëve dhe politikanëve.
“Nëse ju kujtohet para disa ditësh poashtu në një intervistë timen televizive, kam dhënë edhe një deklaratë në të cilën kam thënë se ekip i posaçëm brenda kabinetit tim do të ketë linjë të hapur dhe do të flasë me qytetarët dhe ata do të raportojnë sjellje devijante të administratorëve, politikanëve pavarësisht nëse janë në nivel lokal apo shtetëror, politikanë dhe administratorë, të cilët ndoshta kërkojnë ndonjë lloj shërbimi në këmbim që të kryejnë ndonjë punë që u takon qytetarëve sipas Ligjit dhe Kushtetutës dhe kjo linjë e hapur do të ketë për qëllim që qytetarët ta paraqesin atë sjellje devijuese”, tha kryeministri.
Kryetari i Qeverisë Mickoski konstatoi se përderisa ai është kryeministër nuk do të ketë vend për kriminelët në politikë dhe se duhet të luftojmë fuqishëm kundër krimit dhe korrupsionit.
“Duhet të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit, ato janë të përmasave pandemike në vendin tonë dhe ky është qëllimi kryesor i kësaj Qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia jote”. Përderisa unë jam kryeministër nuk do të ketë vend për kriminelët në politikë dhe për këtë arsye çdo zyrtari të emëruar dhe të zgjedhur nga rradhët e VMRO-DPMNE-së po i dërgoj një mesazh, e ky është që të ruani fytyrën tuaj, kështu do të ruani edhe timin dhe te organizates dhe kështu punojmë deri më tani dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, dhe kushdo që harron veten dhe që mendon se duhet të bëjë qejf në politikë dhe jo të sherbejëi qytetaret, pavaresisht se nga çfarë strukture vjen do të dënohet, dhe nëse keqpërdoret kjo, nëse ka krim, atëherë do të sillet para drejtësisë”, tha Mickoski.