Çmime të ngrira dhe marzhe të reduktuara është masa e re e Qeverisë e cila mbron standardin e qytetarëve.
Në shitje me shumicë marzhi kufizohet në 5%, ndërsa në pakicë deri në 10%.
Nuk ka përfitime shtesë në kurrizin e qytetarëve.
Ky vendim kufizon marzhin tregtar më të lartë të fitimit për pajisjet shkollore, siç janë fletoret, çantat,lapsa druri me ngjyra, plastelina, shtrojë, marker të hollë me ngjyra, marker nënvizimi, bojëra dhjami, akrili, bojëra uji dhe furça, vizore dhe materiale didaktike, gomë fshirëse dhe mprehse, gërshërë për fëmijë, portofol dhe aksesorë shkollorë, kompas, kalkulatorë, busulla, shkumësa, tabela, mbajtëse lapsash dhe mbajtës dhe produkte të tjera të nevojshme për nxënësit.
Me këtë vendim ka më pak shpenzime, ndërsa mbeten më shumë për të gjithë.
Në këtë mënyrë mbrohet standardi i qytetarëve dhe mjetet shkollore bëhen më të qasshme.
Ndër të tjera, këtë vit shkollor, për herë të parë pas 7 vitesh, për të gjithë nxënësit në kohë u siguruan libra falas.
Në të ardhmen, qeveria do të zbatojë masa për uljen e marzheve për tregtarët që duan të kenë përfitime shtesë, duke shkelur standardin e qytetarëve.