Të nderuar,
Qëllimi i konferencës së sotme për shtyp është fillimi i realizimit të projektit nga i cili Qeveria do të ndajë 250 milionë euro për projekte infrastrukturore dhe kapitale për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Për këtë qëllim është shpallur thirrja publike për aplikime të komunave për projekte infrastrukturore në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara më parë nga Ministria e Transportit, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arsimit dhe Shkencës, Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Sportit dhe Ministrisë së kulturës dhe turizmit.
Qëllimi i kësaj thirrjeje të hapur publike është ndarja e mjeteve për komunat për projekte, realizimi i të cilave do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në nivel lokal me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, zhvillimin në komuna dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Të drejtën për parashtim të aplikimit dhe propozim – projekte kanë komunat, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit. Bëj apel sa më shumë komunave, pavarësisht prejardhjes politike të krerëve të komunave, që të marrin pjesë në këtë thirrje.
Ne jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe synimi ynë është të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. Këto para nënkuptojnë më shumë projekte dhe zgjidhje për qytetarët për rrugë të reja, bulevarde, shkolla, kopshte, ujësjellës, kanalizime, gjithçka që i nevojitet në thelb qytetarëve. Ky është projekti i parë i tillë i një karakteri kaq të gjerë për zhvillimin infrastrukturor të komunave në histori. 250 milionë euro nga buxheti qendror për nevojat reale të qytetarëve.
Në të kaluarën janë bërë projekte infrastrukturore në kryeqytet, por asnjëherë gjithkund dhe për të gjitha komunat në përmasa kaq të mëdha sa ishte paramenduar me këto 250 milionë euro dhe jam i vetëdijshëm se një pjesë e madhe e komunave po përballen me nevoja reale për zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe investimeve kapitale.
Deri në fund të këtij viti me këtë thirrje publike komunave do t'u vihen në dispozicion 6 miliardë denarë dhe kjo është faza e parë prej gjithsej 15 miliardë denarë ose 250 milionë euro për projekte kapitale. Do të monitoroj nga afër realizimin e projekteve dhe procesi do të jetë tërësisht transparent dhe i disponueshëm për inspektim nga i gjithë opinioni.
Me këtë tregojmë se është ndërtuar për popullin. Dhe se ne ndihmojmë dhe kujdesemi për çdo qytetar. Lejoni në vazhdim Ministri për Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, i cili e shpalli këtë thirrje publike, të sqarojë mënyrën dhe afatet e regjistrimit. Unë jam në dispozicion për pyetjet tuaja në fund.