Qeveria shpalli thirrje publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për projekte kapitale infrastrukturore.
Ky është historikisht cikli më i lartë i investimeve që pushteti qendror bën për të mbështetur vetëqeverisjet lokale.
Me këto para do të realizohen kopshte të reja për fëmijë, shkolla, rrugë, kanalizime atmosferike dhe për ujëra të zeza, salla sportive, rrjete ujësjellësi dhe projekte të tjera.
Në një situatë kur shohim dhe gjejmë institucione të rrënuara, në borxhe, të grabitura dhe arkat e shtetit të keqmenaxhuara, Qeveria tashmë qaset me plan dhe koncept të qartë të zhvillimit dhe ofron zgjidhje në një nga ndërmarrjet infrastrukturore më gjithpërfshirëse në historinë e vendit.
Këto projekte janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve dhe ftojmë të gjitha komunat të aplikojnë në thirrjen publike.
Shfrytëzuesit e interesuar do t'i dorëzojnë formularët e aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale - Komisioni për veprim të kësaj thirrjeje publike, në afat prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së kësaj thirrjeje.
Komisioni mbledh formularët e aplikimit që shfrytëzuesit e interesuar dorëzojnë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Shfrytëzuesiz e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të projektit sipas formularit të aplikimit në ministrinë kompetente në afat prej 10 ditësh nga dita e dorëzimit të formularit të aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.