Të nderuar gazetarë,
Qytetarë të nderuar,
Të nderuar të pranishëm,
Kam kënaqësinë t'ju informoj se pritjet tona janë përmbushur plotësisht!
Komunat treguan interes të madh për thirrjen për realizimin e projekteve infrastrukturore me para nga buxheti i shtetit.
Shkurtimisht këto janë detajet:
Projektet janë dorëzuar nga 80 komuna.
Janë dorëzuar gjithsej 357 aplikime.
Në mënyrë të përmbledhur, kjo do të thotë se çdo komunë ka aplikuar me më shumë projekte.
Tani e kanë radhën ministritë përkatëse.
Brenda 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projekteve, nga ana e komunave, i dorëzohet ministrisë përkatëse nga zona e projektit, ku do të vlerësohet i njejti.
Vlerësimi pritet të përfundojë në afat prej jo më shumë se 10 ditë dhe në bazë të tij ministritë përkatëse duhet të përgatisin propozimin për vendim se cilat projekte do të financohen nga fusha e tyre dhe atë propozim ta paraqesin për miratim në seancën e Qeverisë.
Presim që në fund të muajit të përfundojë e gjithë procedura dhe të dihet se cilat projekte do të financohen me paratë e shtetit.
Siç e përmenda edhe në fillim, pritshmëritë janë realizuar dhe kjo flet për faktin se kjo Qeveri ka bërë një vlerësim të saktë në programin e saj dhe ka detektuar nevojat reale të pushtetit lokal, për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.
Në këtë fazë të parë do t'i mbështesim komunat me afro 100 milionë euro dhe nga viti i ardhshëm do të jenë në dispozicion edhe 250 milionë euro të tjera.
Premtuam zhvillimin e komunave dhe këtë po e realizojmë.
Kjo është dëshmi për partneritetin tonë me komunat, por edhe me qytetarët.