Fakt i verifikuar: Investime të larta të Qeverisë për komunat si asnjëherë më parë, 250 milionë euro për 357 projekte të ofruara

Përfundoi thirrja publike për pranimin e aplikimeve për projekte për thirrjen publike për investime kapitale të Qeverisë për komunat.

80 komuna kanë dorëzuar 357 projekte që zgjidhin probleme konkrete të qytetarëve.

Ky është niveli më i lartë deri më tani i investimeve qeveritare të rëndësishme për qeverisjet lokale.

Me këto para do të ndërtohen ujësjellës, kanalizime, shkolla, kopshte për fëmijë, komplekse sportive.

Në këtë mënyrë tregohet kujdesi dhe mbështetja konkrete për komunat.

Interesi i lartë tregon se masa e qeverisë për 250 milionë euro për investime kapitale e ka justifikimin e saj.

Në afat prej 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit, nga ana e komunës, i dorëzohet ministrisë përkatëse nga fusha e projektit, ku edhe do të bëhet vlerësimi.

Me këtë realizohet edhe një premtim për qytetarët.