Mickoski: Pas një dekade kemi zgjerim të listës pozitive për 9 barna gjenerike, kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen

"Po, pas shumë vitesh, pas një dekade kemi 9 barna gjenerike që janë të pranishme në barnatore dhe janë në kurriz të Fondit,  dhe ajo listë pozitive është zgjeruar. Në takimin e fundit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ministri Taravari njoftoi se në periudhën në vijim do të mundohemi që çdo tremujor të vendosim një ose dy deri tre barna në atë listë pozitive dhe se kjo do të jetë një befasi e këndshme për qytetarët. Me këto 9 barna gjenerike mendoj se do të përmirësohet në mënyrë dramatike oferta dhe do të kursehen mjete që deri më tani paguanin nga llogari private qytetarët dhe tani do të jetë në kurrizë të Fondit”, tha Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në lidhje me pyetjen e sotme gazetareske nëse do të vazhdojë praktika e zgjerimit të listës pozitive të barnave në barnatore.