Mickoski: Së shpejti do të fillojë ndërtimi i sallës sportive në Akademinë Ushtarake

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, tha se së shpejti do të fillojë ndërtimi i sallës sportive në Akademinë Ushtarake.

“Përmes Ministrisë për Sport, në kuadër të Akademisë Ushtarake, së shpejti do të fillojë realizimi i kësaj salle sportive. Është një nga ato projekte që janë pjesë e investimeve kapitale, duhet të kemi më shumë investime kapitale, të cilat do të rrisin aktivitetin ekonomik të kompanive në vendin tonë dhe me ato investime kapitale do të rrisim bruto produktin e brendshëm, kështu që është edhe një nga ato premtime që do të fillojnë të realizohen sepse e kaluan filtrin qeveritar në mbledhjen e djeshme të qeverisë”, tha kryetari i Qeverisë, Mickoski.