Zëvendëskryeministri Fetai në takim me ambasadorin e BE, E.T Rokas

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për qeverisjen e mirë, Arben Fetai, ka takuar sot ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian, Sh.T. Michalis Rokas.

Duke e uruar për pozitën e re, ai shprehu dëshirën e sinqertë për bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup. Zëvendëskryeministri Arben Fetai i prezantoi ambasadorit prioritetet e kabinetit të tij dhe të Qeverisë në tërësi, me theks të veçantë në aktivitetet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe llogaridhënien si dhe politikat e mirëqeverisjes.

Ambasadori Rokas mirëpriti fokusin e Kabinetit e Zëvendëskryeministrit dhe u shpreh i gatshëm për të përkrahur realizimin e aktiviteteve prioritare në kuadër të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut.