Mickoski: Jemi duke punuar që spitali i Shtipit të ndërtohet në afat sa më të shpejtë

“Mandatin tim e kam filluar para më pak se tre muajsh pikërisht para Spitalit klinik të Shtipit dhe atëherë thashë se do të përfundojë në këtë mandat. Jemi duke punuar për një model. Një model mjeko-teknik-ekonomik i cili është në fazën e zhvillimit, do të thosha, dhe pres që deri në fund të këtij viti të ketë përfunduar gjithçka dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm të fillojmë ndërtimin e Spitalit”, iu përgjigj Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, pyetjes së sotme gazetareske gjatë vizitës së tij në Shtip, lidhur me ndërtimin e Spitalit klinik dhe shtoi:

“Problemi është se nuk ka para. Paratë i vodhën ose i shpenzuan për diçka që nuk duhej. Duhej të ishte për Spitalin, por paratë u vodhën. Për fat të keq, kemi trashëguar situatën ashtu siç është, por është ajo që është, është këtu, qytetarët na votuan, ndaj nuk kemi arsyetim, por të punojmë, t'i përmirësojmë gjërat. Cila është qasja jonë? Qasja jonë është të sigurojmë financim,  projektim dhe pajisje shtesë dhe ndërtim dhe transferim të objektit. Aktualisht, Ligji për Furnizime Publike nuk e lejon këtë. Nëse është e nevojshme, ne do të bëjmë një hap përpara, nëse nevojiten nivelime të vogla të Ligjit, vetëm që të zhbllokojmë shumë projekte që kanë filluar, paratë janë vjedhur dhe tani janë monumente të një kohe. Këtë po e bëjmë, ne po përpiqemi të gjejmë një mënyrë që të gjitha këto ti lëvizim dhe do t’ia dalim. Do t’ia dalim”.