Durmishi: Qeveria mori vendim, kufizohet marzha bruto e fitimit të një pjese të produkteve themelore ushqimore deri në 10% edhe në tregtinë me shumicë edhe në tregtinë me pakicë

Të nderuara media, 

Të nderuar qytetarë

Siç kam paralajmëruara më parë, dua t'ju informoj se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendim për të kufizuar marzhin e fitimit bruto të një pjese të produkteve themelore ushqimore në 10% edhe në tregtinë me shumicë edhe në tregtinë me pakicë.

Në Listën e  produkteve themelore ushqimore në të ashtuquajturën shportë vjeshtore janë përfshirë 73 produkte që janë më të përfaqësuara në shportën konsumatore të qytetarëve.

Këtë vendim e miratuam duke u bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, për indeksin e shpenzimeve për jetesë, të cilat tregojnë se duke krahasuar muajin gusht të vitit 2024, me muajin dhjetor të vitit 2023, është evidentuar rritje e shpenzimeve për ushqim për 4%, nga të cilat rritje më të madhe ka te frutat prej 10,9%, qumështi, djathi dhe vezët për 6,6%, perimet për 3,9%, te mish për 3,6%, dhe  te buka dhe drithërat për 2%.

Për periudhën e njëjtë, shpenzimet për pijet joalkoolike janë rritur për 9,4%, nga të cilat te uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet e frutave dhe perimeve rritja është nga 11,1%, ndërsa te kafeja, çaji dhe kakao rritja është prej 7,7%. 

Në përputhje me të dhënat, në konsultim me grupin e punës që u formua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, konsiderojmë se rritja e tillë e shpenzimeve për ushqim dhe pije joalkoolike është e tepruar dhe joproporcionale në raport me rritjen e shpenzimeve për furnizim dhe shpenzimeve operative që i kanë tregtarët.

Vlerësimet tona janë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulet me një mesatare prej rreth 10%, me çka do të ulen edhe shpenzimet e jetesës në shportën konsumatore për grupin ushqim dhe pije.

Tregtarët për produktet e përfshira në shportën vjeshtore dhe të vendosura në rafte, frigoriferë dhe pajisjet për ftohje, duhet t'i shënojnë ato qartë me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”, që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Po ashtu, tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë do të jenë të detyruar të furnizojnë dhe shesin në sasi mujore të paktën 70% të sasive të furnizuara në muajin gusht të vitit 2024 nga këto produkte në listën.

Ky vendim hyn në fuqi të nesërmen nga dita e publikimit tëtij në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë sëVeriut”, ndërsa do të zbatohet deri më 31 tetor të vitit2024. 

Siç edhe paralajmërova më parë, kjo masë si shportëkonsumatore vjeshtore në periudhën e ardhshme do tëzbatohet si shportë e Krishtlindjeve, shportë e Ramazanit, shportë e Pashkëve me kohëzgjatje të kufizuar para dhegjatë festave kur zakonisht rriten çmimet e produktevethemelore ushqimore, me qëllim që të mbrohet standardijetësor i qytetarëve.

Në listën e produkteve bëjnë pjesë mielli, buka dhe produktet bukëpjekëse, qumështi dhe produktet e qumështit, mishi dhe përpunimet e mishit, një pjesë e frutave dhe perimeve, orizi, fasulja, brumrat, vaji ushqimor dhe një pjesë e produkteve të konservuara.

Listën e plotë të produkteve do t’jua dorëzojnë menjëherë pas përfundimit të konferencës për media dhe do të publikohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Në listën e produkteve bëjnë pjesë:

- oriz i bardhë në paketim nga 900g deri në 1kg;

- miell gruri, tip 400 në paketim, nga 1 kg deri në 2 kg;

- bukë e bardhë dhe gjysmë e bardhë, bukë, e tipit industrial 450 g (e plotë dhe në rriska), me përjashtim të bukës së sapopjekur në markete;

- produkte të pjekura furre (gjevrek i thjeshtë, byrek me mish dhe djathë, baniçkë me mish dhe djathë, simit pogaçe dhe kifle me peta, të thjeshtë dhe me djathë);

- biskota, "Petit Beure" dhe biskota të thjeshtë nga 300g deri në 500g;

- brumra (makarona dhe shpagetai gruri të fortë pa dhe me vezë  prej 500 g (pa aditivë).;

- vaj ushqimor luledielli, në paketim prej 1 litri;

mish viçi, pa kocka, nga kofsha apo ndonjë pjesë tjetër; 

mish, derri, pa kocka, nga kofsha apo ndonjë pjesë tjetër;

- zog (i freskët dhe e ngrirë) i tërë;

- file pule (e freskët dhe e ngrirë);

- sallam, proshutë në paketim prej 300g deri në 800g (pa paketim në copa);

- salsiçe çaji, e bërë nga mishi i derrit (pa aditivë dhe pa paketim në copa);

- salsiçe çaji, e bërë nga mishi i viçit (pa aditivë dhe pa paketim në copa);

- sallam i veçantë pule në paketim  prej 300g deri në 800g (pa paketim në copa);

- pashtetë mëlçie ose zogu (pule), (pa aditivë) në paketm prej 95g dhe 100g.;

- peshk i ngrirë merluc;

- qumësht i përhershëm lope (përveç qumështit organik dhe qumësht me aditivë) me përmbajtje yndyrore prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5% në paketim prej 1 litri.;

- jogurt nga qumështi i lopës, pa aditivë, me përmbajtje yndyre nga 2.8% deri në 3.2%  në paketim prej 1 litri;

- kos lope (i thjesht, pa aditivë) me përmbajtje yndyre prej 2.8% dhe 3.2%, në një paketim prej 400 deri në 500g;

- ajkë nga qumështi i lopës, e thartë me përmbajtje yndyre prej 12% deri në 20% në paketim prej 180g deri në 400g;

- gjizë

- djathë i bardhë tradicional i lopës (pa aditivë);

- djath i bardhë tradicional i përzier (pa aditivë);

- kaçkavall tradicional lope (pa aditivë);

- kaçkavall tradicional i përzier (pa aditivë);

- vezë të freskëta të pulës, paketim 1/10;

- vaj,(gjalpë), i prodhuar në mënyrë industriale (paketë prej 250 g.);

- margarinë, (e thjeshtë), e paketuar nga 250 g;

- mollë;

- pjeshkë;

- rrush tryeze;

- limona;

- portokalle;

- banane;

- lajthi të pastruara;

- fasule;

- qepë;

- patate;

- karrotë; 

- spinaq;

- lakër;

- tranguj;

- tranguj turshie

- hudhër 

- kungullesha;

- borani; 

- domate;

- speca;

- lulelakra;

- kungull;

- patëllxhan; 

- lente;

- majdanoz;

- brokoli;

- presh; 

- perime të ngrira (përzierje) në foli prej 450 g;

- perime të ngrira nga  misri, në foli prej 450 g;

- perime të ngrira nga bizelja, në foli prej 450 g;

- borani e ngrirë, në foli prej 450 g;

- ullinj, të zi;

- bizele e konservuar në pako prej 400g;

- ajvar me speca të pjekur, kavanoz deri në 660 g;

- tranguj të vegjël, të konservuara, kavanoz deri në 720 g;

- kërpudha të marinuara (të copëtuara), me peshë deri në 720 g;

- sheqer kristal i bardhë;

- reçel dhe marmelatë;

- çokollatë qumështi e thjeshtë, në paketim prej 100 g;

- keçap;

- majonezë në kavanoz prej 660g;

- mëlmesë (vegetë, zaçinall dhe të ngjashme);

- kafe e skuqur e grirë e paketuar nga 200g;

- lëng frutash (i pakulluar) nga fruta të ndryshme në tetrapak prej 1 litër.