Mickoski: LSDM vendosi taksën e luksit dhe ato para u vodhën nga buxheti, neve e kufizuam marzhin e produkteve bazë ushqimore për t'ua lehtësuar jetesën qytetarëve

“Po, me sa dëgjoj nga opozita në këtë periudhë, përveç faktit që është një mesazh pa ide dhe një mesazh që nuk prek askënd, do të thoja që të gjitha këto janë gjimnastika që i bëjnë në skenë të hapur dhe ju kthenhen si bumerang, negativ vetë atyre dhe harrojnë se diku 1300 ishin produkte për të cilat e ngritën TVSH-në nga 5 në 10 për qind dhe më pas shtuan taksën e luksit. Pse vendosën një taksë luksi? Që të mund ta shfrytëzojnë atë luks përmes tenderëve të montuar për të vjedhur të njëjtin buxhet dhe për të përfunduar në xhepat e tyre privat”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen gazetareske gjatë vizitës së sotme në Komunën e Kavadarit.

Kryeministri potencoi se persona nga qeveria e kaluar kanë përfituar shumë prona dhe mallra luksi në shpinën e qytetarëve.

“Për të qenë më të saktë, po e shfrytëzoj shpesh herë kohëve të fundit, frazën se nga varfënjakë janë bërë milionerë, pikërisht nga njerëz të varfër tani shohim milionerë me hacienda, me automjete luksoze, me prona jashtë Maqedonisë etj. Ky është dallimi”, nënvizoi Mickoski.

“Kjo shportë vjeshtore është e targetuar dhe është rezultat i një sondazhi që është bërë me qytetarët, cilat janë produktet më të përdorura nga qytetarët këtë vjeshtë, do të ketë një sondazh të ngjashëm para Vitit të Ri dhe do të ketë në pranverë një, pra synimi ynë si Qeveri që kujdeset për qytetarët është që produktet që përdoren më shumë nga qytetarët të përfshihen nga kjo masë. Normalisht nuk kemi ndërmend të kufizojmë margjinën e pendëve të balenës apo kavijarit nuk e di se çfarë lloji vjen nuk e di nga, sepse numri i qytetarëve që e përdorin është i vogël, supozoj se janë nga radhët e LSDM dhe BDI, por të gjithë të tjerët po luftojnë për të kaluar muajin nga i pari deri në të parin dhe ne fokusohemi në atë lloj produktesh. Kështu do të jetë edhe në periudhën në vijim”, theksoi kryetari i Qeverisë, Mickoski.