Mickoski: Në 100 ditët e para, vendim për kthimin e 2 miliardë denarëve borxh ndaj FSSH-së që la qeveria e LSDM-së dhe BDI-së

“Borxhet janë gjithandej dhe llogariten në miliarda denarë. Situata me fondin e sigurimeve shëndetësore ishte borxh prej 5 miliardë denarë. E patë se për më pak se 100 ditë, për pak më shumë se 80 ditë, me kursime dhe menaxhim të mirë janë siguruar 2 miliardë denarë, nga ato 5 miliardë për tu kthyer borxhi, pres deri në fund të vitit të ardhshëm ajo gjendje të jetë e barabartë me zero”, kështu është përgjigjur kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen gazetareske lidhur me borxhet e mëdha në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të lëna nga qeveria e kaluar dhe si planifikon qeveria për të ndihmuar.

Ai po ashtu rikujtoi se qeveria e BDI-së dhe e LSDM-së lanë një buxhet katastrofik që nuk parashikonte K-15 për punonjësit e administratës publike, pagesa të rregullta të pensioneve dhe pagave në SHA Ujësjellës dhe SHA Pyjet Nacionale, të cilat kjo qeveri i zgjodhi me ribalancim.

“Por unë do t'ju kujtoj se nuk është vetëm kjo. Me ribalancimin e buxhetit siguruam një miliard denarë, të cilët ishin të dedikuar për pagesën e K-15 për më shumë se 83 mijë punëtorë, të cilën nuk e kishin paraparë nga administrata publike. Siguruam mbi 1.2 miliardë për pagesë të bujqve, për borxhe të vjetra përveç atyre të rregullta që nuk i kishin parashikuar. Kemi siguruar 5 miliardë denarë pagesa të rregullta të pensioneve për pensionistët të cilat nuk i kishin paraparë, plus që nga 1 tetori pensionistët do të marrin një herë rritje prej 2 mijë denarë e gjysmë që vazhdon edhe më tutje dhe 2 mijë e gjysmë të tjera në përputhje me ligjin më 1 prill për muajin mars. Praktikisht gjatë gjithë kohës e realizojmë premtimin që kemi dhënë për ato 5 mijë denarë në vitin e parë gjatë nëntë muajve të parë, madje edhe më herët. Do t'ju kujtoj, dhe është shumë domethënëse, sidomos që punëtorët e SHA Ujësjellës dhe SHA Pyjet Nacionale, të cilët nuk paguheshin me muaj të tërë, morën pagë dhe këtu me ribalancimin u siguruan rreth gjysmë miliardë denarë”, theksoi Mickoski dhe shtoi se këto gjëra duhet të mos harrohen dhe të mos përsëriten:

“Dhe tani mund të numëroj shumë gjëra dhe shumë dyshime të lëna nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, por kjo është. Këtë e dinë qytetarët. Është mirë të kujtojmë herë pas here, të mos harrojmë dhe të mos përsërisim, është shumë e rëndësishme sepse nëse i harrojmë gjërat, këta kriminelë të ish-qeverisjes do të luajnë në atë kartë (letër), e nënvlerësojnë popullin e tyre. Ata luajnë lojën e kujtesës së shkurtër dhe mendojnë se populli do të harrojë, ja ku jemi përsëri. Prandaj duhet të përsërisim herë pas here atë që kanë lënë”.

Mickoski në fund shtoi se asnjë qeveri që nga koha kur Maqedonia është e pavarur nuk e ka lënë buxhetin në minus siç bënë tani qeveria e LSDM-së dhe BDI-së me minus prej 200 milionë euro.

“Dhe në fund do t'ju kujtoj se llogaria e Qeverisë më 24 qershor, që ishte dita e parë e punës, ishte minus 200 milionë euro, që janë minus 12 miliardë denarë. Kjo nuk ka ndodhur me asnjë qeveri që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet. Edhe pas konfliktit në vitin 2002, llogaria ishte pozitive dhe tani kemi konstatuar një situatë prej minus 12 miliardë denarë. Nëse në vitin 2002 ka pasur zero pozitive, d.m.th ka qenë në plus, nëse në vitin 2006 u bë shitja e të famshmes të asaj kohe “Bonbona Biznis” që kishte disa qindra milionë euro në llogari, në vitin 2017 kemi qenë të gjithë dëshmitarë, e dimë çfarë po ndodhte, më 24 qershor të vitit 2024, llogaria ishte minus 12 miliardë denarë dhe pres që ky muaj apo gjysma e parë e tetorit të arrijë zero pozitive, ti kthejmë të gjitha ato. Kështu punohet me nikoqirllëk edhe të realizohen projekte dhe të kursehet. Ky është qëllimi i kësaj qeverie”, përfundoi Mickoski.