Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen gazetareske lidhur me investimet në energjetikë dhe nëse vendi mund të bëhet i pavarur në aspektin energjetik, vlerësoi se Qeveria do ta bëjë Maqedoninë të pavarur në aspektin energjetik sa i përket importit të energjisë elektrike.
"Absolutisht po. Nëse ju kujtohet mirë, ne mandatin e filluam me investim të tillë, investimin e kompanisë “Alkazar”, ku pres rreth një teravat orë prodhim energjie të rinovueshme, një teravat orë është rreth 25 për qind i prodhimit total që kemi si vend. Dhe me këtë një teravat-orë do të bëjmë një hap drejt pavarësisë dhe në periudhën që vijon me miratimin e Ligjit të ri për Energjetikë, ku do të parashikohen sistemet e baterive dhe të ngjashme, mendoj se në vitin e ardhshëm në vitin 2025, fillimi i vitit 2026 mund të flasim për portofolin e shtetit, import-eksport, zero. Kjo do të thotë se do ta bëjmë Maqedoninë të pavarur për nga importi i energjisë elektrike”, tha kryeministri Mickoski.