Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajti sot mbledhjen e 22-të.
Për shkak të parregullsive në funksionim, lëshimeve dhe dyshimeve të bazuara për funksionim dhe sjellje të paligjshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi informacionin lidhur me nevojën e ndërprerjes së Shoqërisë për organizimin e lojërave elektronike të fatit, Video Lotaria Shtetërore e re NOVO VLT SHPK - Shkup dhe shoqëritë për organizimin e lojërave të fatitnë internet Shoqëria për organizimin e lojërave të fatit në internet Lotaria shtetërore - MOZZART SHPK Shkup, Shoqëria për organizimin e lojërave të fatit në internet Lotaria shtetërore - 77 BITS SHPK Shkup dhe Shoqëria për organizimin e lojërave të fatit në internet Lotaria Shtetërore - VEZUV SHPK Shkup, në të cilën është partner shoqëria aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrjen e aktiviteteve për heqjen e platformës 2Win.mk për organizimin lojërave të fatit në internet (online) të Shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit, Video Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë - KASINOS AUSTRIA SHPK - Shkup.
Shoqëria për organizimin e lojërave të fatit, Video Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë - KASINOS AUSTRIA SHPK - Shkup merr përsipër të ndërmarrë veprimet e nevojshme për largimin e platformës 2Win.mk për organizimin e lojërave të fatit në internet (online) nga rrjeti global i internetit, në pajtim me interpretimin autentik të nenit 7 paragrafët (2), (3) dhe (4) të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse.