Transformimi i sistemit për ballafaqim me situata krize dhe mënyrat për përmirësimin e situatave me veprime parandaluese, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm në Ohër të zëvendës i kryetarit të Qeverisë përgjegjës për sistem politik Ljupço Dimovski dhe kryetarit Kirill Pecakov me përfaqësuesit e Institucioneve dhe shërbimeve kompetente të cilat ishin drejtpërdrejt të angazhuara për përballimin e situatës së krizës së shkaktuar nga zjarret në territorin e Komunës së Ohrit.
Pak kohë më parë, Qeveria miratoi vendim për formimin e grupit të punës, i cili do të përgatisë zgjidhje për transformimin e sistemit të menaxhimit të krizave.
Në takim u shkëmbyen informacionet nga shuarja e zjarreve me sugjerime dhe ide se çfarë duhet bërë për zgjidhjen e problemeve aktuale në funksionimin e sistemit. Konkluzioni i përbashkët është se zjarret e verës janë pasqyra e shtetit, i cili në këtë pjesë është jofunksional.
Është duke u përgatitur një analizë e situatës dhe Strategji e veçantë me hapa specifikë për krijimin e sistemit integral funksional për kontrollin dhe menaxhimin me krizat.
Koncept i bazuar në vullnetarët, trajnimin dhe pajisje të plotë të pjesëtarëve të njësive zjarrfikëse.
Gjithashtu shkëmbimi i përvojave dhe praktikave në vendet e rajonit dhe më gjerë.
Ndryshimi i dhjetëra ligjeve dhe zgjerimi i numrit të institucioneve me rrjetëzimin dhe punën e tyre të koordinuar në sistemin integral të menaxhimit të krizave.