Mickoski: Për 100 ditë shlyejmë borxhin prej 2 miliardë denarë të Fondit për Sigurim Shëndetësor

Mirëdita edhe nga unë,

Sot jemi këtu me ftesë të drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Mund të shohim se si është gjendja reale, të cilën ata si menaxhment e kanë trashëguar nga udhëheqësia e mëparshme e Fondit. Vetë keni dëgjuar se bëhet fjalë për një borxh prej afërsisht 5 miliardë denarë. Është diku rreth 80 milionë euro e më shumë.

Me nikoqirllëk  dhe me një ristrukturim të shkathët do të thosha i këtij borxhi, do të ulet shumë shpejt me dy miliardë, dëgjuat nga vetë drejtori. Që do të thotë se do të arrijë në një nivel, do të thosha të tolerueshëm  prej 3 miliardë, por duhet të zbresë edhe më shumë dhe po bëjmë një plan si Qeveri që në periudhën e ardhshme, ndoshta le të themi gjatë vitit të ardhshëm fiskal, edhe më shumë ta ulim atë borxh. Dhe presim që me nikoqirllëk, punë  të përkushtuar, të zellshme të udhëheqësisë së re në spitalet dhe institucionet shëndetësore në të gjithë shtetin, një pjesë e këtyre borxheve të kthehet në atë mënyrë.

Mund të them se si Qeveri prioriteti ynë kryesor është shëndeti i qytetarëve. Si Qeveri do të mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Interesi i qytetarëve është  mbi të gjitha dhe unë personalisht me vizitën  time të sotme dua vetëm ta konfirmoj dhe të përgëzoj Fondin, udhëheqësinë e Fondit, Ministrinë e Shëndetësisë që për një kohë kaq të shkurtër arritën të konsolidohen dhe t'i marrin gjërat, siç thotë populli, në duart e tyre dhe t'i kthejnë rreth dy miliardë denarë, gjë që nuk ka ndodhur më parë, duke pasur parasysh se, siç tha vetë drejtori, në gjysmën e parë të vitit, ky borxh u rrit me një miliard. Pra, tani mund të imagjinoni se për çfarë qëllimi ishin ato para dhe ku janë përdorur.

Kështu që këtu uroj edhe shumë lajme të mira, pra deri në fund të vitit  të flasim për zero borxh, në këtë mënyrë do të sigurojmë edhe servisim të detyrimeve të vazhdueshëm. Me servisim të detyrimeve të vazhdueshëm dhe çmimet do të bien, do të thotë më pak shpenzime, më shumë të ardhura dhe në këtë mënyrë do të mund t'u ofrojmë qytetarëve shërbime shtesë shëndetësore që ata do të mund t'i përdorin.

Faleminderit.