Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në pyetjen gazetareske se a po bëhet diçka në lidhje me përmendjen e mundësisë që më në fund të vendoset rregull në përdorimin e gjuhës maqedonase, veçanërisht me transmetimin e kanaleve të huaja, përkatësisht të atyre kaneleve sportive të arena sportit në vendin tonë, informoi se Qeveria tashmë ka formuar Komision i cili ka për detyrë të bëjë përpjekje për përdorimin e gjuhës maqedonase, shqipe dhe gjuhëve të tjera në vend.
“Sa më shumë gjuhë të dijë njeriu, është pasuri. Unë e them këtë gjithmonë dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Por është mirë që ta mbroni gjuhën amtare dhe është mirë kur operatorët ekonomikë përfitojnë këtu së paku të dinë ta respektojnë gjuhën maqedonase dhe në këtë drejtim në mbledhjen e Qeverisë të së martës formuam Komision të Qeverisë.
Komision i cili do të ketë për detyrë që ato kanale të cilat përmes operatorëve kabllorë ende nuk e përdorin gjuhën maqedonase të bëjnë këtë lloj përpjekjeje, të shohim që të fillojë ky avancim dhe të mund të përdoret gjuha maqedonase dhe shqipe në të njëjtën kohë si dhe të gjitha gjuhët e tjera të cilat për momentin përdoren”, deklaroi kryeministri Mickoski.