Ministri i Drejtësisë Fillkov realizoi takim me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Hungarisë, Tuzson

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov sot në Ohër realizoi takim bilateral me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Hungarisë, Bence Tuzson.

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov theksoi rëndësinë e mbështetjes së Republikës së Hungarisë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kolegu hungarez Bence Tuzson theksoi se vendi ynë duhet të ndjekë udhërrëfyesin për anëtarësimin në BE dhe të përshpejtojë procesin e harmonizimit të ligjeve kombëtare në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Ministrat theksuan se nuk ka probleme në lidhje me ndihmën juridike ndërkombëtare në çështjet penale dhe civile mes dy shteteve.

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Hungarisë prezantoi ndryshimin e legjislacionit kombëtar hungarez dhe mënyrën e përdorimit të inteligjencës artificiale në bazën e të dhënave të akteve ligjore dhe nënligjore.

Ministri i Republikës së Hungarisë Bence Tuzson ftoi Ministrin e Drejtësisë Igor Fillkov për vizitë zyrtare në Budapest për të prezantuar këtë risi në digjitalizimin e bazës së të dhënave të akteve ligjore dhe nënligjore.