Të nderuar,
100 ditë Qeveri e re do të thotë më shumë se 100 projekte dhe masa të reja për të gjithë qytetarët.
U angazhuam të punojmë dhe të transformojmë shtetin përpara, të përmirësojmë standardet e jetesës, të krijojmë vende të reja të punës, të investojmë në hapjen e kopshteve të reja për fëmijë, për rritjen e pensioneve për mbi 330,000 pensionistë, të investojmë në projekte infrastrukturore dhe shumë projekte të tjera kapitale për të mirën e qytetarëve.
Qeveria punon me përkushtim, me përgjegjësi dhe me nikoqirllëk.
Për vetëm 100 ditë realizuam një pjesë të projekteve:
PENSIONE MË TË LARTA përmes rritjes lineare të pensioneve të mbi 330,000 pensionistë!
INVESTIME KAPITALE PËR KOMUNAT historikisht më të larta në vlerë prej 250 MILION EURO! Në thirrjen publike kanë arritur 357 projekte nga 80 komuna.
BARNA MË TË LIRA përmes zgjerimit të listës pozitive me 9 gjenerikë, gjithsej 87 barna!
PUNËSIMIN E 600 SPECIALISTËVE në institucionet shëndetësore publike!
Për 100 ditë 4 INVESTIME TË HUAJA në vlerë prej 600 MILION EURO me mbi 1,500 punësime të reja!
Investim i huaj për ndërtimin e turbinave me erë në shtetin tonë me kapacitet deri në 400 MW nga “Allkazar Enerxhi” në vlerë prej 500 MILION DOLLARË. Ky investim do të realizohet në komunat e Radovishit, Shtipit dhe Karbincit, ndërsa do të vendosen 55 turbina me erë dhe 630 punësime të reja, me të cilat 100,000 qytetarë do të furnizohen me energji elektrike.
"Epsoteh Aim" gjermano-belg investon në qendër kërkimore për zhvillim, qendër për alarm në zonat industriale-teknologjike në territorin e Komunës së Petrovecit. Vlera e investimit është 20 milionë euro dhe 110 PUNËSIME të reja.
INVESTIM I RI për prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore të “Vebtek”-ut amerikan në vlerë prej 35 milionë euro dhe mbi 100 punësime të reja!
INVESTIM i kompanisë gjermane “BMZ Group” për prodhimin e baterive të litium-jon në vlerë prej 65 milionë euro dhe hapjen e 700 vendeve të reja të punës!
Janë siguruar mjete për pagesën e regresit për mbi 84 mijë punëtorë në vlerë prej 11.000 denarë!
Janë paguar mbi 1 miliard denarë për SUBVENCIONE NË BUJQËSI të mbetura nga qeveria e kaluar!
JANË PAGUAR PAGAT E PRAPAMBETURA në vlerë prej gjysmë miliardë denarë për 3000 punëtorë në Pyjet Nacionale dhe Sh.A. Ujësjellësi!
Është shlyer borxh prej 2 miliardë denarë i Fondit për Shëndetësi!
U ZHBLLOKUA NDËRTIMI i Spitalit të Shtipit!
Pas 7 vitesh janë siguruar TEKSTE SHKOLLORE FALAS PËR TË GJITHË!
“Më pak shpenzime – më shumë për të gjithë”- ZBRITJE TË ÇMIMEVE DHE MARZHEVE për blerjen e mjeteve shkollore!
SHËRBIME KADASTRALE MË TË LIRA – deri në një milion euro në vit do të mbeten në portofolin e qytetarëve!
ÇMIM ME REKORD MË TË LARTË TË BLERJES për llojet Vranec dhe Smederevka!
Subvencionet DYFISH MË TË LARTA për hektar elb - rritje për 100% - nga 6.000 denarë në 12.000 denarë!
Në muajin korrik të vitit 2024, në pikat pagesore për rrugë është mbledhur qarkullim prej 470.194.563 denarë, që është për GJITHSEJ 16.071.251 DENARË MË SHUMË, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që konfirmon punën me nikoqirllëk të kësaj Qeverie në krahasim me atë të kaluar!
REKORD I TË ARDHURAVE - Drejtoria doganore me 12 miliardë denarë të hyra, DAP me 13,4 miliardë denarë të hyra!
MË PAK SHPENZIME MË SHUMË PËR TY - Marzh i kufizuar i mbi 70 produkteve!
Lëshimi NË AFAT TË RREGULLT I PASAPORTEVE DHE LETËNJOFTIMEVE!
18 milionë euro për RIKONSTRUIM TË KONVIKTEVE STUDENDTORE!
Është nisur procedura për hyrjen e operatorit të tretë celular me ÇMIME TË ULËTA TË SHËRBIMEVE!
Vendim për themelimin e KËSHILLIT PËR MENAXHIM me financat publike!
200.000 PASAGJËRË TË RI në Maqedoni me mbështetjen e re financiare për destinacione të reja ajrore!
RRITJE E PAGËS NETO MESATARE - për punonjës në korrik të vitit 2024, krahasuar me korrikun e vitit 2023 për 12%!
RRITJE E PRODHIMIT INDUSTRIAL prej 3.8%
LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT - Aksion i gjerë për dyshime të bazuara dhe hetime paraprake për rastin Kërmzov dhe keqpërdorim të dhjetëra milionë eurove.
Vënia në përdorim të BULEVARDIT TË RI me të cilin lidhet Gjevgjelia me autostradën, për të cilin janë investuar 19 milionë denarë!
Gurthemel për ndërtimin e KOPSHTIT TË RI PËR FËMIJË në komunën e Butelit, për të cilin janë investuar 100 milionë denarë.
Fillimi i rikonstruksionit të sallës sportive DTV “Partizan” në Manastir, për të cilën INVESTOHEN 16 milionë denarë!
Gurthemel për ndërtimin e SALLËS SPORTIVE në LESKOEC, Ohër!
Pamje e re e HYRJES në Manastir! Rikonstruksioni i sipërfaqeve të rrugës dhe trotuarit, ndërtimi i një shtegu të ri biçikletash, ndërtimi i kanalizimeve në gjatësi prej 700 metra.
Vënia në përdorim e KËNDIT SPORTIV ME SHUMË QËLLIME për fëmijë në Vidobishtë, Ohër!
Gurëthemel për ndërtimin e KOPSHTIT TË RI PËR FËMIJË në Trubarevë, komuna e Gazi Babës, për të cilën investohen 19.000.000 denarë!
Ndërtimi i SHKOLLËS FILLORE TË RE Sveti Kliment Ohridski në Draçevë, komuna e Kisella Vodës!
Fillimi i aktiviteteve ndërtimore për zgjerimin e objektit Izvorçe në ÇERDHEN PËR FËMIJË Sërniçka, për të cilin investojnë 120.000.000 denarë!
DEPARTAMENT I RINOVUAR plotësisht për Kirurgjinë Digjestive!
PAJISJE TË REJA në vlerë prej 1.000.000 euro për Kirurgjinë Digjestive Shkup për kolonë laparoskopike dhe kryerjen e operacionit me përdorimin e kontrastit fluoreshent!
Gurthemel i TREGUT TË RI TË QYTETIT në Negotinë!
Gurthemel për ndërtimin e SALLËS SPORTIVE në Ognjanci të Petrovecit!
Vënia në përdorim e ZGJERIMIT të çerdhes “Goce Dellçev” në Ilinden!
Është vënë në përdorim QENDRA SPORTIVE DHE PËR REKREACION "BRANITELI" në Butel!
Janë siguruar 68 milionë denarë për ndërtimin e KOLEKTORIT të Tërpejcës dhe 53 milionë denarë shtesë për UJËSJELLËS DHE KANALIZIME në më shumë komuna!
Gurthemel i ndërtimit të SALLËS SPORTIVE në SHFK "Dimitar Pop Georgiev Berovski" në Hrom, Gjorçe Petrov!
Gurthemel për ndërtimin e SHTËPISË SË KULTURËS me SALLË SPORTIVE në fshatin Drenovë të Kavadarit!
VËNIA E PLLAKAVE në rrugën “Vanço Përke” dhe SHNDËRTIMI I RRUGËS në shëtitore në Shtip!
Fillimi i NDËRTIMIT të SHFK "Bllazhe Koneski" në Miçurin, Komuna e Aerodromit!
Është shfuqizuar FAKULTETI I SHKENCAVE SHËNDETËSORE në Strugë të Mërkos!
JANË ANULUAR LICENCAT PËR LOJRAT E FATIT NË INTERNET!
Në vetëm 100 ditë, qeveria tregoi se mundet dhe duhet të bëjë ndryshe dhe më mirë!
Qeveria vazhdon të realizojë atë që u premtoi qytetarëve.
Askush nuk do të harrohet, prioriteti kryesor i kësaj Qeverie janë qytetarët dhe kërkesat dhe nevojat e tyre.
100% të përkushtuar. Për ty!