Përmirësimi i sistemit shëndetësor në 100 ditë Qeveri - punësimi i 600 specializantëve, janë blerë pajisje dhe është rinovuar Departamenti i Kirurgjisë Digjestive, aparat i ri për rezonancë magnetike, është zgjeruar lista pozitive dhe i’u dha fund dualizm

Përmirësimi i sistemit shëndetësor, mbrojtja shëndetësore dhe shërbimet për pacientët janë prioritet i Qeverisë dhe Kryetarit Hristijan Mickoski.

100 ditë Qeveri e re do të thotë punësim i 600 specializantëve në fushat deficitare, heqje e drejtorëve ekonomikë, Rezonancë e re Magnetike në Poliklinikën Idadija, Departamenti i Kirurgjisë Digjestive i rinovuar dhe pajisje të reja, zgjerim i listës pozitive për 9 gjenerikë apo 87 barna.

Për 100 ditë Qeveri është shfuqizuar ekzistenca e 1000 drejtorëve ekonomikë, duke i dhënë fund dualizmit në sistemin shëndetësor. Me këtë në mënyrë precize do të determinohet përgjegjësia në menaxhimin e institucioneve dhe do të kursehen resurset financiare. Institucionet shëndetësore kanë vetëm drejtorë medicinal që do të menaxhojnë me institucionet shëndetësore.

Punësimi i 600 specializantëve në institucionet shëndetësore publike në zonat deficitare do të bëhet në dy faza, përkatësisht punësimi i 300 specializantëve deri në fund të vitit dhe 300 specializantëve në vitin e ardhshëm. Me këtë u japim shans mjekëve të rinj, si dhe zgjidhim problemet me turmat në institucionet shëndetësore dhe tregojmë se kujdesemi për pacientët.

Më në fund, pas një dekade, qeveria e re miratoi vendim në 100 ditët e para për të zgjeruar listën pozitive me 9 gjenerikë ose 87 barna, në emra, forma, fuqi dhe paketime të ndryshme, përkatësisht për tensionin e gjakut, sëmundjet e zemrës, anti-agregantë, barnat për trajtimin e depresionit dhe për demencën.

Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për pacientët, me të cilat gjithsej një milion euro do të mbeten tek qytetarët.

Për më tepër, reparti i Kirurgjisë Digjestive është rinovuar tërësisht me shtretër të rinj, dollapë, dyer dhe ndriçim. Gjithashtu janë blerë pajisje për kolonën laparoskopike dhe kryerjen e ndërhyrjes operative me kontrast fluoreshent me vlerë prej 1.000.000 euro.

Përveç kësaj, në Poliklinikën “Idadija” në ISHP “Shtëpia e Shëndetit Shkup” është vënë në përdorim aparati i ri i Rezonancës Magnetike me vlerë prej 1.300.000 euro, i cili nga pikëpamja mjekësore është kulmi i diagnostifikimit që ofron imazh më të mirë, vizualizimin definitiv dhe imazh të detajuar të organeve të brendshme dhe indeve të buta, metodë jo invazive, pa dhimbje, e cila përdor rrezatim jojonizues dhe është një avantazh ndaj të gjitha diagnostikimeve të tjera në radiodiagnostikë.

Për 100 ditë, Qeveria e re ka 100 projekte dhe masa për qytetarët.

Qeveria tregoi se mundet ndryshe. Qeveria tregoi se si funksionon me përkushtim dhe në interes të pacientëve.

Vazhdojmë ta përmirësojmë me përkushtim sistemin shëndetësor në Maqedoni për të gjithë qytetarët.

100 të përkushtuar. Për ty!