„Me riorganizimin e Buxhetit në këto 100 ditët e para, nëse e krahasojmë gjendjen faktike që kemi trashëguar si Qeveri, nga minus 200 milionë euro ose përafërsisht minus 12 miliardë denarë, mund të them se tashmë këtë muaj presim të jemi në një zero pozitive.
Dhe sa i përket institucioneve, jashtë institucioneve të Qeverisë, ministrive, ndërmarrjeve të tjera, mund të them se për momentin SHA ESM ka evidentuar borxhe përafërsisht pak më shumë se 5 miliardë denarë, kjo është mbi 80 milionë euro dhe po punohet për rehabilitimin dhe reduktimin e të njëjtëve. Fondi për shëndetësi është gjithashtu rreth 5 miliardë denarë, tashmë 2 miliardë denarë do të kthehen këtë muaj, do të kthehen këtë vit. Ne do të mundohemi që në vitin e ardhshëm të arrijmë plotësisht në gjendjen zero, sepse kur të jemi në gjendjen zero dhe kur nuk kërkoni pagesë të shtyrë, atëherë ata që furnizojnë ato barna që janë të nevojshme për pacientët do të jenë më të lira dhe më cilësore.
Por kjo nuk është e gjitha, ka nga ato ndërmarrje publike që janë Pyjet Nacionale, Ekonomia e Ujërave, ku borxhet ishin gati një miliard denarë, vetëm në bazë të pagave ishin afër gjysmë miliardë. Ose po të mblidhen të gjitha, mund të them që jo vetëm e kanë shpenzuar Buxhetin në më pak se gjysmë viti, por llogariten edhe borxhet që kanë qenë të mëdha, ajo që kemi gjetur është afërsisht një miliard euro, diçka që paraqet një niveli historik më i lartë i borxheve që ka trashëguar një Qeveri”, tha Kryetari i Qeverisë, Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se si është situata me borxhet e institucioneve dhe sa prej tyre në 100 ditët e para ka arritur të kthejë Qeveria dhe shtoi:
„Por nuk ka dëshpërim, është ajo që është, tani e kemi marrë për obligim këtë punë, kemi fituar besimin e qytetarëve, po punojmë shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë.
Të gjithë e dinë këtë, nuk është sekret këtë që po e them sot unë, po të ishin të mirë sigurisht që nuk do të ishim ne këtu, ndaj do të vazhdojmë të punojmë dhe t'u kujtojmë qytetarëve se çfarë gjendje të keqe dhe të dëshpëruar lanë pas, por ne te njëjtën kohe duhet te japim gjithçka nga vetja, ose ta themi ne mënyrë sportive, te lamë zemrën ne fushe për te dale nga kjo situatë dhe mendoj se deri ne fund të këtij viti do të mund të themi se kemi dalë nga kjo situatë”, tha Kryetari i Qeverisë, Mickoski.