“Më duhet të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me atë që po ndodh në markete të caktuara, jo në të gjitha, sepse në disa fatkeqësisht kemi sjellje spekulative. Por aty ku çmimet janë ulur, ato janë ulur me këtë të ashtuquajtur shportë vjeshtore diku dhe më shumë se 10 për qind. Kjo veçanërisht vlen për produktet nga drithërat”, thotë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se si është i kënaqur me masën për uljen e marzhit të produkteve ushqimore.
Mickoski theksoi se masa e zvogëlimit të marzhit të mjeteve shkollore, ku një pjesë e produkteve u reduktuan për 25 për qind, ka ndikuar në standardin jetësor të qytetarëve.
“Dua të them gjithashtu se edhe me masën për uljen e mjeteve shkollore, disa prej produkteve u reduktuan deri në 25 për qind, ndonjëherë deri në 30. Është një kursim i madh për qytetarët, që ndikon edhe në standard, tha ai.
Kryeministri Mickoski theksoi se inflacioni në gusht ishte 2,2 për qind dhe se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në interes të qytetarëve dhe për përmirësimin e standardit jetësor.
“Më lejoni të them se norma e inflacionit është 2.2 për qind në muajin gusht. Një vit më parë norma e inflacionit ishte mbi 20 për qind, ishte një goditje e drejtpërdrejtë për standardin e qytetarëve. Pra, tani kemi çmime të ulëta, inflacion që është më i miri në rajon dhe ndër më të mirët në Evropë dhe do të bëjmë akoma më shumë, do të zbatojmë masa dhe politika për të ulur edhe më shumë inflacionin. Ju kujtohet qeveria e kaluar thoshte se inflacioni është i importuar, por në atë moment ishte dy herë më i lartë se inflacioni në Bashkimin Evropian”, theksoi Mickoski dhe shtoi:
“Ne vazhdojmë të punojmë, me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri. Neve na paguajnë qytetarët dhe duhet ta dëgjojmë zërin e popullit, sepse alternativë tjetër nuk ka”.