“Deri në Vitin e Ri presim që të vëmë në përdorim pjesën, e cila edhe pse ishte i favorizuar, disi u harrua, por falë përpjekjeve mbinjerëzore të ministrisë, personalisht të Aleksandrit, të Koce Trajanovskit, drejtorit të NP Rrugëve Shtetërore kësaj radhe nga Rankoci deri në Kriva Pallankë duhet të vihet në përdorim. Po ashtu edhe një rrugë tjetër, e cila është nga Gradsko përmes Rosomanit deri në kanionin e Farishit praktikisht. Është rruga eksprese që duhet të çojë në Prilep. Këto janë dy pjesët e para dhe e treta është nga gryka e Farishit deri në Prilep. Dhe presim përparim në këtë, sepse edhe ai u harrua. Një shkëmb mbi rrugë është problem dhe ka rrezik të shembet në një moment të caktuar, por për këtë duhet zgjidhje që deri në Vitin e Ri ta hapim rrugën”, kështu iu përgjigj kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskij pyetjes gazetareske se si po shkojnë punët në infrastrukturën rrugore dhe dinamikën e ndërtimit të autostradave.
Mickoski gjithashtu shtoi se po bëhen përpjekje mbinjerëzore për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga qeveria e kaluar dhe për të përshpejtuar dinamikën e projekteve të trashëguara.
“Po ashtu, trashëgimia e cila na ishte lënë, Korridori 8 dhe Korridori 10D, gjegjësisht ato katër pjesë që duhet të lidhin Tetovën me Gostivarin, nga Gostivari në Bukojçan, nga fshati Trebenishtë në pikën kufitare në Qafë Thanë dhe nga Prilepi në Manastir, po bëhen. Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së projekteve, gjegjësisht projektimit gjatë ndërtimit, problemeve të shumta të pazgjidhura pronësore, do me thënë problemeve me shpronësimin, po bëjmë përpjekje mbinjerëzore për ta zgjidhur atë, por dinamika është shumë e përshpejtuar në krahasim me të kaluarën, por gjithsesi nuk është në nivelin që duam të jetë, por së shpejti nga sot mendoj se do ta arrijmë atë nivel të dinamizmit që presim”, theksoi Mickoski dhe shtoi:
“Po fillojmë me projektimin e lidhjes së njëjtë të autostradës, gjegjësisht lidhjen me autostradën e shpejtë nga Kumanova deri në vendin e ashtuquajtur Çatall, aty ku fillon kjo autostradë, përmes Dllaboçicës vjen deri në Kriva Pallankë, dhe mendoj se na mbesin edhe disa pjesë, ne do të punojmë në periudhën që do të vijojë, me çka do të përfundojmë infrastrukturën rrugore plotësisht këtu në Maqedoni, jo vetëm autostradat, por edhe autostradat e shpejta”.
Mickoski theksoi se në të njëjtën kohë janë duke punuar në hekurudhat, rregullimin e lokomotivave, si dhe konsolidimin e ndërmarrjeve publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë dhe Transport.
“Mbeten edhe hekurudhat. Plani është modernizimi i Korridorit 10, Veri-Jug. Kemi dilemë nëse duhet të ecim në të njëjtën rrugë ku shinat do të duhet të modernizohen dhe të elektrizohen për të arritur një shpejtësi mesatare prej 110 deri në 120 km/h, gjë që nuk është një arritje e madhe duke marrë parasysh se tani shpejtësia mesatare është midis 25 dhe 30 km/h, si në shekullin e 19-të dhe do të jetë të paktën katërfishi i shpejtësisë. Ose të ndërtojmë një hekurudhë eksprese, një të ashtuquajtur hekurudhë të shpejtë e cila do të drejtohej në Sveti Nikollë dhe do të ulej në Gjevgjeli me një degëzim drejt Shkupit dhe Velesit, ku treni mund të ecë me shpejtësi 220 deri në 250 km në orë”, tha Mickoski dhe shtoi:
“Në të njëjtën kohë po bëjmë përpjekje për konsolidimin e ndërmarrjeve publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë dhe Transport. Mbi 200 vagona u lanë në mëshirë të fatit në Greqi, sepse nuk kishim lokomotiva funksionale. Dalëngadalë kemi vënë në funksion 2 lokomotiva të vjetra me naftë, kemi marrë hua nga Serbia fqinje dhe po punojmë shumë për të rindërtuar apo riparuar lokomotivat kineze, sepse nuk ka kush t'i riparojë për momentin sepse ka një borxh ndaj kompanisë që i furnizon dhe se borxhi nuk paguhet dhe prandaj nuk duan t'i shërbejnë. Përafërsisht këto janë gjërat që merremi si Qeveri”.