Mexhiti: Skandalet e përditshme korruptive karakteristikë e të së kaluarës, treguam se mund të punohet me ndershmëri dhe me përkushtim

Të nderuar qytetarë, 

të nderuar përfaqësues të mediave,

Në 100 ditët e fundit treguam se mund të punohet me ndershmëri dhe me përkushtim.

Morën fund skandalet e përditshme korruptive të qeverisë karakteristike për të shkuarën.

Edhe pse me probleme të trashëguara, buxhet të zbrazët dhe institucione jofunksionale, arritëm të realizojmë projekte të mëdha për të cilat unë si zëvendëskryeministër mund të nënvizoj se janë të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe do të mbahen mend.

Ne ishim 100% të përkushtuar që qytetarët të fillojnë të ndjejnë se dikush punon për ta.

E para, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për ndarjen e 35 milionë eurove për kampusin e Universitetit Nënë Tereza. Kjo është ndarja e parë kaq e madhe dhe domethënëse e mjeteve për sigurimin e arsimit të lartë cilësor në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi sukses të mbrojmë dhe ta avancojmë gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj.

E dyta, e filluam betejën me bixhozin. Vitet e fundit, ky u bë kancer i shoqërisë. Mijëra bashkëqytetarë tanë pësuan dëme, financiare, familjare, morale dhe ekonomike. Mijëra njerëz tanë u larguan dhe ikën jashtë shtetit. Qeveria e kaluar e solli bixhozin në çdo rrugë, çdo lagje, përpara çdo shkolle dhe para çdo këndi lojërash. Në fund, ata donin ta sillnin në telefonat dhe kompjuterët e fëmijëve tanë.

Këtë e ndaluam. Ua hoqëm licencat e paligjshme tri kompanive për internet bixhoz. I hoqëm nga faqet e internetit që organizonin në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme bixhoz. Realizuam një premtim që askush nuk e mendonte se do ta realizonim.

E treta, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguroi 100 milionë euro për projekte për komunat në mbarë vendin. Ne do të zgjidhim problemet që janë të shtresuara dhe që kërkohen drejtpërdrejt nga qytetarët. Deri te ne kanë arritur projekte të mira nga të gjitha komunat dhe vendimi për ndarjen e mjeteve do të merret së shpejti, këtë javë. 

Dua të nënvizoj se nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi as për nga përkatësia partiake, as politike, as etnike. Çdo qytetar do të mund të marrë përfitim pavarësisht nëse jeton në Strugë, Kërçovë apo në Tetovë dhe Çair. Ne nuk do t’i ndajmë qytetarët.

E katërta, do të theksoj edhe një tjetër projekt të rëndësishëm të Qeverisë në 100 ditët e para. 

Jemi pranë miratimit të  sistemit “one stop shop” në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanoc. 

Me këtë vendim mundësojmë qarkullimin dhe tregtinë më të shpejtë në pikat kufitare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për qytetarët tanë, por edhe për bashkatdhetarët tanë që vijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për punë, tregti, nevoja shëndetësore apo për të vizituar familjet e tyre.

Pa u lavdëruar shumë, por me punë dhe mençuri, duke e mbajtur fjalën, në 100 ditë arritëm të realizojmë projekte të rëndësishme.

Si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më lejoni të prezantoj para opinionit atë që kemi punuar dhe çfarë procesesh kemi filluar në këto 100 ditë të punës së Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mjedis i shëndetshëm jetësor është sfida e këtij shekulli. 

Vendi ynë është në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

Po qe se nuk tregojmë gatishmëri për implementimin e standardeve të larta evropiane në këtë sferë, atëherë kemi problem shtëpiak.

Për këto arsye edhe mora drejtimin e këtij dikasteri, të dikasterit që duhet të jetë më europiani, Ministria e Mjedisit Jetësor.

Të ballafaquar me sfida të shumta nëmjedisin jetësor në një kohë të krizës energjetike, ndotjes dekadëshe të ajrit ambiental,  largimin e mbetjeve historike, 

Përballjen me problemet e menaxhimit të mbetjeve,  sigurimin e infrastrukturës për furnizimin me ujë, largimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, jemi fokusuar në zbatimin e politikave që do të sigurojnë implementimin më të mirë të standardeve ekologjike dhe mbrojtjen e mjedisit tonë, por kemi marrë edhe masa konkrete për të siguruar të drejtën për një mjedis të shëndetshëm për çdo qytetar.

Në rrugën drejt BE-së dhe përcaktimin tonë për anëtarësim, na pret edhe shumë punë në pjesën e harmonizimit të rregullativës ligjor me atë evropiane. 

Në këtë drejtim kemi punuar në përmirësimin e rregullativës dhe rritjen e standardeve.

Në pjesën e klimës është përgatitur një listë preliminare e instalimeve potenciale të përfshira me skemën evropiane për tregtimin me emetimin e gazrave serrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ka filluar puna për hartimin e Rregullores për monitorimin dhe raportimin e gazraveserrë

Është përgatitur drafti i parë i Dekretit për formën, përmbajtjen dhe afatet për raportimpër zbatimin e politikave dhe masave për uljen e emetimeve të gazrave serrë.

 Me qëllim të përshpejtimit të procesit të miratimit të Ligjit për Aksion Klimatik, ne kemi krijuar një version të rishikuar të Projektligjit me komente të përfshira dhe të gjitha materialet mbështetëse dhe tabelat për harmonizim. Plani është që në mes të tetorit të dorëzohet në Qeveri për miratim.

Po ashtu kemi punuar edhe në Ligjin për emetimet Industriale, përgatitjen e akteve nënligjore nga pakoja e ligjeve për menaxhimin e mbeturinave, përgatitjen e Ligjit për lëvizjen ndërkufitare dhe tregtinë me speciet e egra dhe shtatë draft akte nënligjore.

Përveç ligjeve, si Ministri kemi punuar edhe në avancimin e politikave planifikuese dhe strategjike.

Filluam Projektin për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE në mjedisin jetësor - faza 2 për periudhën 2024 - 2027, i cili zbatohet nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të të cilit janë paraparë realizimi i aktiviteteve lidhur me procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Po punojmë në rishikimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, së bashku me Ministrinë e Energjetikës, i cili do të sigurojë bazat për kontributin e ardhshëm kombëtar ndaj Marrëveshjes së Parisit.

U nënshkrua një dokument projektues për përgatitjen e Komunikimit të 5-të Kombëtar për Ndryshime Klimatike dhe Raporti i Parë Dyvjeçar mbi Transparencën në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Revizionit u dhanë përgjigje për shkallën e integrimit të kërkesave nga Marrëveshja e Parisit në prag të Konferencës së 29-të të Palëve të Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Në kuadër të thirrjes INTERREG Euro-MED, janë dorëzuar aplikimet për projektet e mëposhtme:

a) Projekti “Menaxhimi me ujin të sistemeve kolektive të ujitjes që të parandalohetmungesa së ujit dhe humbjes së biodiversitetit.

 b) Projekti "Rezistenca në shkretëtirëzimin dhe thatësirën për Mesdheun" (Resilience in Desertification and Drought forMediterranean, RedeeM) në Programin INTERREG Euro-MED për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këto 100 ditë theks të veçantë i kemi vënë përparimit në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

Po e realizojmë Projektin “Përmirësimi i infrastrukturës ujore në komunat e Maqedonisë së Veriut” me vlerë prej 50 milionë euro mjete kreditore në pajtim me Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me marrje të huasënga Banka Evropiane për Investime.

Zbatimi i projektit vazhdon me dinamikë të madhe dhe tashmë të gjitha komunat në vend kanë dorëzuar listën e projekteve prioritarepër të cilat kanë nevojë për financim dhe realizim.

Në ditët në vijim, nga Ministria do të shpallen procedurat e furnizimit publik për përzgjedhjen e ofertuesit më të përshtatshëm në disa komuna, ndërsa deri në fund të vitit pritet që të shpallim procedurat të prokurimit publik edhe në dhjetë komuna të tjera për një shumë totale prej afërsisht 10 milionë euro sipas vlerës së vlerësuar të dokumentacioneve të projekteve të dorëzuar nga komunat.

Realizimi i projektit Ndërtimi i Stacionit filtrues- Shkup vazhdon për këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm infrastrukturor që më në fund do t'i mundësojë kryeqytetit të vendit grumbullimin dhe trajtimin adekuat të ujërave të zeza.

Projekti me vlerë investimi prej 186 milionë euro financohet me hua të Republikës sëMaqedonisë së Veriut në Bankën Evropiane për Investime (68 milionë euro), Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (58 milionë euro) dhe me mjetet grante të pakthyeshme në vlerën 68.8 milionë euro nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian.

Gjatë 100 ditëve të kaluara është vazhduar me aktivitetet intensive në të gjitha fushat për realizimin e projektit, ndër të cilat votimi i PDU-ve në komunat Gazi Babë dhe Aerodrom, në territorin e të cilave duhet të ndërtohet stacioni.

Projekti: "Projekti rajonal i mbetjeve të ngurta"

Projekti realizohet me mjete kreditore në përputhje me Ligjin për Huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mjete të pakthyeshme (grant) mjete nga Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor (të Bashkimit Evropian,

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike ("SECO") si dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA).

Në kuadër të projektit do të vendosen sisteme rajonale të menaxhimit të mbetjeve në pesë rajone administrative.

Në rajonin e Pollogut do të realizohet rikonstruimi i sistemit rajonal për menaxhimin me mbetje Rusino në Rajonin e Pollogut, një stacion transferimi (Tetovë), sistemeve për ruajtjen e mbetjeve dhe mbledhjen e mbetjeve të mëdha.

Në Rajonin Lindor dhe Rajonin Verilindor - Së shpejti pritet të shpallet tenderi për ndërtimin e objektit qendror të menaxhimit të mbetjeve si dhe ndërtimin e 6 stacioneve të transferimit.

Në kuadër të projektit, në rajonin e Pellagonisë dhe atë jugperëndimor

do të realizohet ndërtimi i sistemeve rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, ndërtimi i 4 stacioneve të transferimit, sistemeve të depozitimit të mbetjeve, grumbullimi i mbetjeve të mëdha dhe mbyllja e deponisë në Novaci.

Në rajonin e Vardarit dhe atë Juglindor do të realizohet sistemi rajonal për menaxhimine mbeturinave në rajonet me mbeturina të ngurta, stacionet e transferimit, sistemet e depozitimit të mbeturinave, grumbullimi tëmbeturinave të mëdha, mbyllja e deponisë së Dobroshincit.

Gjatë 100 ditëve të fundit, po realizohen aktivitetet projektuese në përputhje me dinamikën e paraparë që rrjedhin nga Plani për zbatimin e aktiviteteve të projektit, ndërsa aktualisht realizohen tre procedura tenderuese për furnizimin e pajisjeve për menaxhimin e mbeturinave (si koshe, kontejnerët, automjete dhe pajisje për  stacionet transferimit) në rajonin e Pellagonisë, ku pritet që kontratat për realizim të nënshkruhen deri në dhjetor tëvitit 2024.

Në vijim është Implementimi i ProjektitBE-së për ajër të pastër, në të cilin Delegacioni europian në vendin tonë investon 10 milionë euro për 4 qytete të vendit që në periudhën e kaluar shënuan rritjen e shkallëve më të mëdha në përqendrimin e ndotjes së ajrit: Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Manastiri.