Të nderuar,
Kaluan 100 ditët e para për Ministrinë tonë, prandaj sot me ndihmën e mediave do të doja që ta informoj publikun përmes kësaj përmbledhje, për punën që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Ne kemi punuar në më shumë sfera strategjike, me qëllim që të përshpejtojmë progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke siguruar që institucionet tona janë të gatshme për sfidat e ardhshme.
Ndryshim i rëndësishëm organizativ ishte transformimi i Sekretariatit për Çështjet Evropiane në Ministri për ÇështjeEvropiane, e cila sinkronizon punën tonë me mandatin më të gjerë për koordinimin e procesit të integrimit në BE. Në kuadër të këtij harmonizimi strukturorë, e mora rolin e Kryenegociatorit, kurse zëvendësja ime, u bë Zëvendës Kryenegociator. Së bashku me ekipet tona të përkushtuara, po punojmë për të krijuar një strukturë negociuese që do të përfshijë zërat e ndryshëm të ekspertëve të shoqërisë, duke siguruar proces aderimi gjithpërfshirës dhe transparent.
Publiku së fundmi është njoftuar për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për Programin Vjetor IPA 2024, i cili paraqet edhe një hap tjetër përpara në sigurimin e burimeve të nevojshme për reformat tona. Marrëveshja, me vlerë 61.8 milion euro, siguron mbështetje për prioritetet tona në sektorët e: shëndetësisë, në social, drejtësisë, punëve të brendshme, konkurrencës dhe inovacionit, energjetikës, bujqësisë, si dhe në zhvillimin lokal dhe rajonal. Kjo është nxitje e rëndësishme financiare, jo vetëm për Qeverinë, poredhe për transformimin socio-ekonomik më të gjerë që është në përputhje me standardet e BE-së.
Po aq e rëndësishme ishte edhe puna e Planit për Rritje dhe Agjendës Reformuese 2024-2027. Kjo kornizë gjithëpërfshirësembulon pesë fusha prioritare: reforma në qeverisje dhe administratën publike, tranzicionin energjetik dhe qëndrueshmërinëe mjedisit jetësorë, zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e klimës së biznesit dhe përforcimin e shtetit të së drejtës. Këto reforma, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë, do ta nxisin procesin transformues të nevojshëm për Maqedoninë e Veriut për t'u përshtatur me standardet dhe praktikat e Unionit.
Përveç kësaj, Ministria për Çështje Evropiane ka nisur programimin për IPA 2025-2027, duke u fokusuar në sektorët si:reforma në administratën publike, në arsim, sundimi i së drejtës dhe transformimi digjital. Me ndarje vjetore e cila sillet nga 65 deri në 80 milionë euro, këto fonde do të luajnë një rol kyç në realizimin e mëtejshëm të Agjendës sonë Reformuese dhe përgatitjen e vendittonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Fokusi ynë mbetet fuqishëm në Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës dhe Planin e saj shoqërues të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave dhe Udherrefyesin për Reformat në Administratën Publike. Këto reforma themelore janë në qendër të procesit tonë negociues, duke siguruar që Maqedonia e Veriut vazhdon të ndërtojë institucione të forta që respektojnë vlerat demokratike dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.
Përpjekjet tona për ndërtimin e kapaciteteve vazhdojnë me punën e vazhdueshme të Qendrës së Trajnimit në Ministrinë. Në këto 100 ditët e para, u mbajtën mbi 20 ngjarje, me qëllim tëforcimit të shkathtësive dhe njohurive të nëpunësve shtetërorë. Duke siguruar mjetet dhe ekspertizën e duhur, administrata jonë është plotësisht e përgatitur për t'u marrë me kompleksitetin e procesit të negociatave dhe për të shfrytëzuar plotësisht fondet e arritshme evropiane. Bashkëpunimi ynë me partnerët e ndryshëm ndërkombëtarë mbetet thelbësorë në këtë nismë, duke përfshirëedhe projektet e tilla si SUPRAE, UNOPS dhe të tjerë.
Paralelisht, po e përforcojmë intensitetin e përkthimit të ligjit të BE-së në maqedonisht, me pothuajse 16,000 faqe të përkthyera vetëm këtë vit. Ky përkthim nuk është vetëm një detyrë teknike – ai është një pjesë e rëndësishme e transparencës dhe gjithëpërfshirjes së procesit të anëtarësimit në BE. Kjo detyrë kyçe na afron deri në pajtueshmërinë e plotë ligjore, duke na mundësuar të përmbushim kërkesat e rrepta të ligjeve evropiane.
Në fund, do doja të përmend edhe aktivitetet diplomatike të nivelit të lartë gjatë muajve të kaluar. Nga takimet me përfaqësues kyç të institucioneve evropiane në Bruksel, përmes vizitave të punës në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin që kryeson me presidencën e Këshillit të Unionit, deri te pjesëmarrja e Këshillit zyrtar për Çështje të Përgjithshme të BE-së, ku për herë të pare ishin përfshirë edhe përfaqësues të vendeve kandidate për anëtarësim. Ky angazhim diplomatik i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, synon të forcojë procesin eurointegrues në krye të prioriteteve të kësaj Qeverie, dhe njëkohësisht të forcojë partneritetet tona ndërkombëtare.
Si përfundim, këto 100 ditët e para ishin intensive, por, nga ajo që kam deklaruar deri tani, do të thosha – dhe efektive. Ministria përÇështje Evropiane mbetet e përkushtuar në përmbushjen e rolit të saj kyç në këto negociata komplekse aderuese, me profesionalizmin dhe përkushtimin e ekipit të shërbimeve profesionale dhe vizionin politik të udhëheqësisë. Ne i kuptojmë sfidat që na presin, por me një vullnet të jashtëzakonshëm politik, me angazhimin e ekipeve tona të ekspertëve dhe mbështetjen e partnerëve tanë evropianë,besoj se do të vazhdojmë të punojmë me angazhim dhe transparencë të barabartë për të përmbushur aspiratat e qytetarëve tanë, për të siguruar vendin tonë në familjen evropiane.