Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, sot realizoi takim pune me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Prishtinë
Në takim u bisedua për disa tema që janë me interes për të dyja vendet. U shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në proceset reformuese, të cilat lëvizin në të njëjtin drejtim. Në takim u diskutuan dhe për dy çështje të hapura me interes për të dyja vendet. U diskutua për rastin “Monstra”, për të cilën pala kosovare ka prezantuar se kërkesat për ekstradim janë proceduar nga Prokuroria Publike dhe se menjëherë pas marrjes së vendimit ose do të kenë informacione konkrete për të njëjtën do ta informojnë Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Lidhur me kërkesat e tyre për rastin “Lagjeja e trimave”, ministri Filkov theksoi se të gjitha lëndët janë marrë në shqyrtim dhe se ato janë duke u trajtuar në përputhje me legjislacionin kombëtarë dhe të gjitha standardet ndërkombëtare.
Dy ministrat shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin mes dy institucioneve në drejtim të realizimit të angazhimeve të përbashkëta.