Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Qendrën për shtyp të Qeverisë para mediave dhe qytetarëve prezantoi tërë atë që është bërë në 100 ditët e qeverisjes së re nën moton "100 ditë kushtuar sigurisë së qytetarëve".
Ministri Toshkovski potencoi se me ekipin e tij tërë këtë periudhë kanë punuar pa u lodhur në ngritjen e kapaciteteve profesionale të funksionimit të Ministrisë dhe policisë.
“Është fakt se kemi hasur në kaos, qytetarë të revoltuar, me dinjitet të humbur dhe me punë të mundimshme, të përkushtuar dhe të organizuar kemi zgjidhur problemin e dhënies së dokumenteve personale. Nuk ka më turma me orë të tëra. Me qëllim të afrimit të kushteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme qytetarëve dhe realizimit të të drejtave të tyre, ne kemi hapur zyra të shërbimeve administrative në komunën e Jegunocës dhe Matejçit dhe në periudhën e ardhshme do të hapen edhe më shumë zyra të tilla kudo ku më herët nuk ka pasur, në mënyrë që qytetarët më lehtë ti realizojnë të drejtat e tyre dhe qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet të cilat ne i ofrojmë”, theksoi ministri Toshkovski në segmentin për zgjidhjen e problemeve dhe afrimin e shërbimeve tek qytetarët.
Në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe ndërtimit të një policie të kënaqur dhe efikase, ministri Toshkovski theksoi fillimin e rikonstruksionit të plotë të Qendrës për Trajnim të MPB-së, planin për ndërtimin e stacioneve të reja policore dhe marrjen në dorëzim të ndërtesave të braktisura dhe të papërdorura dhe funksionimi i tyre si dhe hapjen e Qendrës së re Rajonale të Trajnimit dhe Certifikimit K9 të mbështetur nga Misioni i OSBE-së.
“Në periudhën e ardhshme paralajmërojmë një shkollë të re të mesme të policisë. Pas vitit të parë dhe të dytë të arsimit të mesëm, policët e ardhshëm të rinj do të mund të kalojnë vitin e tretë dhe të katërt në kuadër të shkollës së mesme të policisë, e cila do të vendoset pikërisht në Qendrën për Trajnim. Ky trend është zbatuar edhe në vendet e BE-së, sepse analizat tona tregojnë se kapaciteti profesional i policëve që janë shkolluar në shkollën e mesme policore është shumë më i lartë, kështu që ky do të jetë një nga fokuset kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme në periudhën e ardhshme”, theksoi Toshkovski.
Toshkovski posaçërisht e potencoi problemin me mungesën e uniformave policore të përshtatshme për nëpunësit policorë dhe theksoi se tani më në mënyrë intensive po punohet për furnizimin me uniforma policore më cilësore dhe të reja.
“Shpresoj se vitin e ardhshëm të gjithë nëpunësit policorë do ti mund ti veshim të gjithë policët me uniforma policore të përshtatshme, praktike dhe dinjitoze ashtu siç e meritojnë, kurse qytetarët presin nga policia e tyre", ishte decid ministri Toshkovski.
Toshkovski poashtu theksoi vendimet për pagesën e mjeteve financiare për kompensim ushqimor për punë më të gjatë prej tre orësh në turnin e natës, që në të kaluarën shkaktoi gjenerimin e një numri të madh të padive kundër Ministrisë dhe ndryshimin e Marrëveshjes kolektive për një shpërblim financiar për një të posalindur dhe për nëpunës policorë të gjinisë mashkullore dhe me këtë duke tejkaluar diskriminimin i cili bëhej më herët duke shpërblyer vetëm të punësuarit të gjinisë femërore.
Në pjesën e dixhitalizimit të proceseve, që është një nga fokuset kryesore të Ministrisë dhe Qeverisë, ministri Toshkovski vuri në pah projektet si aplikacioni celular "RBN Drejtësia për dhunën me bazë gjinore" për trajtimin e nëpunësve policorë në rastet e dhunës me bazë gjinore, soutferi i ri për menaxhimin e operacioneve të policisë së aviacionit dhe memorandumi për përdorimin e sistemit "Qyteti i sigurt" me mbi 220 kamera vëzhguese në Kavadar.
“Prania e rritur e policisë, qytetarë më të sigurt”, është motoja në bazë të së cilës Ministria po punon për sigurinë e qytetarëve si atyre të Shkupit poashtu edhe në tërë shtetin me qëllim të sjelljes së situatës në nivel i cili do të jetë i kënaqshëm.
“Qytetarët e vendit, e veçanërisht të Shkupit, kanë qenë dëshmitarë të përmirësimit të situatës së sigurisë në periudhën e kaluar. Kemi pasur një numër të madh aksionesh të kryera në këto 100 ditë, me shumë sukses, janë konstatuar kundërvajtje. Kishim edhe një numër të madh të personave të paraburgosur, të kërkuar me urdhërarrest, të arratisur nga burgjet apo persona të cilët kanë kryer ndonjë krim të caktuar. E gjithë kjo është verifikuar me një numër të madh të kallëzimeve penale përkatëse dhe ky veprim ka dhënë rezultate shumë të mira dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi ministri Toshkovski.
Në luftën me zjarret, ministri Toshkovski theksoi se edhe përskaj sistemit të shkatërruar nga më herët, prapseprap Njësiti i Helikopterëve i MPB-së është shtylla kryesore e pjesës së ballafaqimit me zjarret të cilat i kishim këtë verë.
“Helikopterët e MPB-së me mbi 350 orë fluturimi gjatë verës me 3400 tonelata ujë të hedhur ndaj zjarreve. Janë kaluar dhjetë orë në operacione të kërkim-shpëtimit dhe kemi dy fluturime mjekësore me 15 orë fluturimi”, potencoi Toshkovski.
Toshkovski referoi edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në radhët e policisë, sepse qytetarët meritojnë një forcë policore të ndershme dhe profesionale që do ta luftojë krimin dhe do të sigurojë sigurinë e tyre.
“Nëse duam të kemi rregull në vend, secili që ka gabuar duhet të përgjigjet dhe ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe këtu nuk ka asnjë kompromis”, ishte decid Toshkovski.
Në fund, ministri Toshkovski foli edhe për aktivitetet parandaluese të Ministrisë dhe policisë si aspekte kyçe në edukimin e qytetarëve se si të mbrohen dhe parandalohen nga rreziqet e ndryshme potenciale të kriminalitetit dhe të krijohet një shtet në të cilin do të ketë rend dhe ligj.