Takim i zëvendëskryeministrit dhe ministër Stoillkoviq dhe kryeministrit Vuçeviq me diasporën serbe

Të nderuar,

Në kuadër të vizitës së sotme zyrtare në vend, delegacioni i kryesuar nga kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe në prani të zëvendësit të kryetarit të Qeverisë dhe ministër për marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoillkoviq, zhvilloi takim me diasporën në Ambasadën e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u dërguan edhe një herë mesazhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe pozitën e popullit serb në vend, si dhe të popullit maqedonas në Republikën e Serbisë.

“Kam nderin që mund t'ju përshëndes, insistova në këtë takim sepse kjo, por edhe fakti që ne kemi një serb në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk është për ne thjesht çështje simbolike, por thelbësore. Ne u siguruam se Korridori 10 është përcaktim i kësaj qeverie dhe folëm edhe për thjeshtësimin sa më të madh të procedurave kufitare. Sa na pëket neve, ne jemi plotësisht të përgatitur për ta bërë këtë. Është shumë e rëndësishme që Maqedonia të jetë pjesë e Ekspo-së dhe më vjen mirë që pikërisht zëvendësi i Kryetarit dhe ministër Stoillkoviq do ta udhëheq atë projekt”, theksoi kryeministri Vuçeviq në takim dhe apeloi komunitetin serb në vend të gjitha diversitetet e saj, siç tha që i kanë të dy popujt, të ruajnë identitetin nacional.

“Të njëjtën gjë dua t'u porosis edhe maqedonasve që jetojnë në Serbi”, tha kryeministri Vuçeviq.

“Vizita e sotme e kryeministrit Vuçeviq është kurorë e vizitës së fundit përgatitore në Beograd dhe e gjithë asaj që kemi bërë në periudhën paraprake”, tha zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoillkoviq.

Më herët gjatë ditës, nënkryetari dhe ministri Stollkoviq e priti kryeministrin Vuçeviq në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas së cilës të dy kaluan në mes të kordonit prej 18 gardianësh.