Mickoski: Qeveria është partner i sindikatave dhe punëdhënësve, vazhdojmë bashkëpunimin

Për ne si Qeveri përcaktimi kryesor dhe strategjik është ekonomia, gjegjësisht përmirësimi i performancave të ekonomisë, sepse nëse nuk kemi një ekonomi të mirë dhe stabile, atëherë nuk kemi asgjë në shtet, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në mbledhjen e parë konstituive të Këshillit ekonomik social.

Kryeministri Mickoski thotë se për të pasur një ekonomi stabile duhet të ketë sundim të së drejtës, gjë që fatkeqësisht nuk ka ekzistuar në periudhën e kaluar, duke shtuar se në periudhën në vijim do të ketë përmirësim, sepse siç tha ai, asnjë nga investitorët qoftë nga Maqedonia apo nga jashtë nuk dëshiron t'i investojë mjetet në një shtet ku  nuk sundon ligji.

Për të pasur një ekonomi të mirë dhe stabile duhet të kemi sundim të së drejtës, gjë që fatkeqësisht nuk e kemi dhe do të mundohemi në periudhën në vijim të përmirësojmë dhe të kemi realisht sundim të së drejtës, për shkak se nëse nuk ka shtet juridik, nuk do të kemi investitorë të cilët, pavarësisht nëse janë nga Maqedonia apo nga jashtë, do të duan të investojnë mjetet e tyre. Dhe në atë drejtim, këto dy parametra shkojnë së bashku, tha ai.

Mickoski theksoi se dialogu ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve dhe Qeverisë është i rëndësishëm për të krijuar kushte për funksionim në të cilat do të fillojë një proces që do të çojë në drejtim të ekonomisë së qëndrueshme dhe sundimit të së drejtës.

Normalisht ka dialog mes sindikatave dhe punëdhënësve në pjesën e krijimit të kushteve që  të mund të funksionojmë siç duhet, dhe mendoj se me mbledhjen e sotme konstituive do të fillojmë një proces të tillë që do të na çojë në atë drejtim që të kemi, para së gjithash një ekonomi të qëndrueshme, sundim të së drejtës dhe një dialog cilësor mes këtyre tri palëve, sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë.

Kryeministri  Mickoski tregoi se  ka trashëguar institucione të shpërbëra me borxhe të mëdha, dhe vetëm për shpenzime rrjedhëse, përfundimisht deri më 24 qershor në Buxhet  kanë munguar 30 miliardë denarë.

Ne kishim detyrime të papaguara ndaj sektorit privat, të cilat ende janë duke u përditësuar nga afër 200 milionë euro. Tani gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, ato mbërrijnë. Minus përafërsisht 150 mijë euro në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë, përveç obligimeve rrjedhëse, për pensionet për pagesë të rregullt mungojnë rreth 5 miliardë denarë. Mungojnë rreth 4,2 miliardë denarë për pagesë të rregullt të pagave, në versionin fillestar të Buxhetit, obligime shtesë në bazë të ndërmarrjeve publike ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare prej 5,1 miliardë denarë.

Në Fondin për Shëndetësi  mungojnë rreth 1,7 miliardë denarë në versionin fillestar të Buxhetit, 800 milionë denarë për të ardhura minimale të garantuara, 437 milionë denarë shujtë  studentore, 207 milionë denarë për bursa, rreth 300 milionë denarë për bllok grante, 1 miliard denarë për subvencione për kompanitë që punojnë në ZZHTI etj.

Lista është e gjatë, në përgjithësi që nga  24 qershori nga buxheti  mungojnë  30 miliardë denarë shpenzime rrjedhëse.

Më vjen keq që Këshilli ekonomik social më parë kur u krijua buxheti nuk ishte aq aktiv sa individët ishin aktivë këto 100 ditë. Por kjo është gjendja, tha Mickoski dhe shtoi se paratë sigurohen përmes rritjes së arkëtimit në sektorët kyç, përkatësisht DAP dhe Drejtorinë doganore, duke theksuar se nuk ka më kompani fiktive që shpikin miliona shuma për rimbursim të TVSH-së dhe në këtë mënyrë vjedhin shtetin.

Në fund, Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria është partner në të cilin shoqatat sindikale dhe punëdhënësit do të kenë besim dhe do të bashkëpunojnë, e jo si palë që dëshiron të imponohet si autoritet.