Zëvendëskryetari i Qeverisë në takim me Ambasadoren e Mretërisë së Holandës

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot ka takuar ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Sh.S. Ozlem Canel.

Zëvendëskryetari Fetai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, dhe e falenderoi аmbasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës në rrugën drejt integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut .

Në takim, theks i veçantë u vu në çështjet e qeverisjes së mirë, parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe të shtetit të së drejtës, si prioritetet kryesore të Qeverisë.

Me Ambasadoren u diskutuan zhvillimet politike në vend dhe çbllokimi i procesit të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.