Të nderuar qytetarë, të nderuara media,
Qeveria po ndërmerr hapa për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha sferat dhe për këtë qëllim, pas negociatave të shumta, morëm vendim për rritjen e pagave të mësuesve dhe profesorëve, përkatësisht: rritje prej 5% duke filluar nga paga e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor të këtij viti, deri në pagën e shkurtit, e cila do të paguhet në mars të vitit 2025.
Ajo që është e rëndësishme të theksohet është vendimi i Qeverisë të vazhdojë me rritjen e vazhdueshme të pagave të kuadrit arsimor, prandaj është marrë qëndrimi që tashmë në muajin mars të vitit 2025 të kemi rritje të pagave prej 7%. Në vitin 2026, në muajin mars, në varësi të gjendjes së Buxhetit, do të ketë rritje të pagave nga 7 e gjysmë deri në 10%. Gjithashtu, në vitin 2027, sërish në varësi të gjendjes së Buxhetit, duhet të ketë rritje të pagave nga 7 e gjysmë e 10%, ndërsa në muajin mars 2028 rritja duhet të jetë ndërmjet 10 dhe 12 e gjysmë për qind.
Të nderuar qytetarë, të nderuara media,
Me këtë qasje, Qeveria angazhohet për një rritje të vazhdueshme të pagave të kuadrit arsimor, e cila në vitin 2028 do të arrinte një rritje prej të paktën 46% paga më të larta për të gjithë kuadrin arsimor, ndryshe nga ajo që marrin sot, në varësi të shkallës që do të zbatohet dhe kjo, e përsëris, do të varet sërish nga ana e të ardhurave të Buxhetit.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdojnë të krijojnë një dialog partneriteti me SASHK-në, i cili mban qëndrimin që më së voni deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të miratohet dhe Marrëveshja kolektive në përputhje me metodologjinë e lartpërmendur dhe në bazë të së njëjtës do të parashikohen këto dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura.
Me këtë masë, si Qeveri, edhe një herë konfirmojmë se mbetemi partner i fuqishëm, që përmes ndërtimit të një dialogu të ndershëm por të arsyetuar, dhe më e rëndësishmja, me një ndarje të drejtë të mjeteve nga buxheti, qytetarët, punëtorët, punëdhënësit dhe të gjithë të tjerët do të kenë një standard më të mirë të jetesës, dhe shteti maqedonas do të ketë një ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë që do ta mundësojë këtë.
Konferencë për shtyp e zëdhënëses së Qeverisë, Miteva.