Miteva: Progres i dukshëm në Drejtorinë doganore, për vetëm 3 muaj rritje e inkasimit të të ardhurave për 3 miliardë denarë, ose 9,2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, ju falënderoj të gjithëve për vëmendjen dhe praninë tuaj!

Me kënaqësi të madhe si Qeveri dëshirojmë të ndajmë arritje të rëndësishme në Drejtorinë doganore. Gjatë tre muajve të fundit, kemi parë përparim të konsiderueshëm në operacionet tona të cilat janë kyçe për stabilitetin ekonomik dhe integritetin e shtetit tonë.

Fillimisht dua të theksoj se Drejtoria doganore ka arritur të mbledh mbi 24 për qind më shumë të hyra nga importi dhe akciza në krahasim me tremujorin paraprak. Kjo rritje është tregues i qartë i angazhimit tonë për të përmirësuar gjenerimin e të ardhurave dhe për të siguruar zbatimin efektiv të politikave tona ekonomike.

E dyta dhe gjithashtu shumë e rëndësishme është situata me inkasimin, e cila shënon rritje. Gjegjësisht, nga 1 korriku deri më 8 tetor, ka rritje të dukshme të inkasimit të të hyrave, të cilat arrijnë në mbi 35 miliardë denarë. Ky numër paraqet rritje prej 3 miliardë denarë, që shënon rritje prej 9,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje thekson strategjitë tona efektive për mënyrën se si veprojmë dhe gjenerojmë të ardhura. Përmirësimet e bëra në proceset operacionale jo vetëm që përmirësojnë harmonizimin, por edhe forcojnë pozicionin tonë fiskal.

Përveç kësaj, janë bërë përmirësime të konsiderueshme në masat për zbatim dhe rregullativë. Kontrollet e shtrënguara ishin arsye për rritjen mbresëlënëse prej 186 përqind të gjobave. Kjo tregon qasjen tonë të tolerancës zero ndaj shkeljeve dhe angazhimin tonë për të ruajtur një mjedis të drejtë tregtar.

Të nderuar, këto arritje nuk janë vetëm shifra, ato përfaqësojnë angazhimin tonë për transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të ekonomisë sonë. Qeveria vazhdon të punojë pa u lodhur për të inkurajuar një treg të drejtë dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.

Ne vazhdojmë të investojmë në sistemet tona të cilat do të zgjerohen edhe në të ardhmen.