Mickoski: Strategjia Nacionale e TIK-ut që kemi hartuar është dokumenti kyç për transformimin digjital, sipas të cilit do të maten progresi dhe arritjet

Të nderuar, 

Sot shënojmë fillimin e hartimit të Strategjisë Nacionale për Zhvillimin Informatik-Komunikimit dhe Telekomunikacionit – Strategjisë Nacionale të TIK-ut.

Strategjia Nacionale e TIK-ut është dokumenti kyç që do të drejtojë të gjitha përpjekjet dhe aktivitetet tona në lidhje me transformimin digjital, sipas të cilit do të maten progresi dhe arritjet në këtë fushë.

Është e nevojshme të ecim në të njëjtin ritëm në një botë që përparon me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe qasja në teknologjitë digjitale dhe nënshtrimi i tyre në funksion dhe interes të njeriut dhe përdorimi i duhur i tyre hap horizonte dhe perspektiva të reja për të gjithë.

Është e rëndësishme të kuptohet se digjitalizimi nuk është gjë e vetme, monolit, por përfshin një sërë hapash komplekse, të ndërlidhura dhe plotësuese. 

Për të ecur në rrugën e duhur, është e rëndësishme të dimë se nga po fillojmë, si dhe ku po lëvizim. Një qasje e kujdesshme, gjithëpërfshirëse, profesionale dhe e strukturuar është një parakusht kryesor për transformimin digjital dhe zhvillimin social në përputhje me tendencat botërore.

Transformimi digjital në shërbim të qytetarëve, shërbime të qasëshme dhe efikase dhe lufta kundër korrupsionit ekzistues me përdorimin e digjitalizimit është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Sot fillojmë punën e Grupit të punës për miratimin e Strategjisë Nacionale, që është një nga aktivitetet e para të Këshillit Nacional për Transformim Digjital, kryesues i të cilit jam unë. Ai tregon përkushtimin e Qeverisë lidhiur me  transformimin digjital të shoqërisë.

Dëshiroj t'ju siguroj se krijimi i një infrastrukture bashkëkohore të informacionit dhe komunikimit digjital është një nga prioritetet tona kryesore.

Qasja jonë është e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme. Mendojmë dhe veprojmë afatgjatë, të planifikuar dhe në mënyrë sistematike, nuk veprojmë ad hoc, në bashkëpunim me komunitetin profesional, shkencor, sektorin civil dhe të biznesit, si dhe me odat. Në këtë drejtim është edhe puna e këtij Grupi punues.

Në këtë drejtim ishte edhe themelimi e një Ministrie të re, të përkushtuar të Transformimit Digjital, që është bartëse e politikave digjitale të Qeverisë dhe që punon në krijimin e zgjidhjeve dhe platformave gjithëpërfshirëse horizontale.

Ne  krijojmë një sistem në të cilin të gjithë do të kenë mundësinë të përfshihen, një sistem që do të hapë rrugën drejt përfitimit të barabartë të të gjithëve, me burime të optimizuara, pa përputhje të aktiviteteve dhe projekteve.

Unë e shoh digjitalizimin si një mjet kyç në luftën kundër korrupsionit, sepse automatizimi i proceseve ndihmon në uljen e ndikimit të jashtëm dhe subjektivitetit.

Kur, nga njëra anë, jeta e përditshme lehtësohet teknologjikisht, kur produktiviteti, konkurrueshmëria, inovacionet stimulohen dhe optimizohen.

Me qëllim të hapjes së këtij potenciali, sot marrim pjesë në një diskutim shumë të rëndësishëm për sfidat dhe mundësitë të cilat në përgjithësi hapin teknologjitë digjitale.