Tripunovski: 100% punojmë me përkushtim që prodhimet bujqësore të jenë të njohura jashtë kufijve dhe të reduktojmë importin e ushqimeve në Maqedoni, kështu do t’i mbrojmë edhe bujqit

“Sfida e parë me të cilën u ballafaquam ishte në fushën e bujqësisë, pagesa e subvencioneve, për të cilën në të kaluarën shpesh kemi thënë se kemi pagesa të parregullta. Dhe kjo u vërtetua praktikisht nga vetë hyrja në Ministri. Subvencionet janë lloji i mbështetjes që është i pashmangshëm për bujqit për të ruajtur prodhimin e tyre dhe për të planifikuar prodhimin e radhës”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në panel diskutimin 100% të përkushtuar për ty në temën “Masat dhe politikat për bujqësinë, mjedisin jetësor dhe vetëqeverisjen lokale”.

“Me vonesën e subvencioneve kemi pasur rënie të prodhimit bujqësor. Në këto 20 milionë euro që janë paguar janë përfshirë të gjithë kategoritë e bujqve. Numri total të cilit i është dorëzuar kjo shumë është mbi 20 mijë bujq. Këtu dua të theksoj se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me pagesën sepse me ribalancimin e Buxhetit kemi siguruar mjete shtesë të cilat janë të dedikuara edhe për pagesën e subvencioneve për bujqit”, sqaroi ministri Tripunovski.

Tripunovski theksoi se të gjitha subvencionet e papaguara do të paguhen nga viti 2023 dhe se do të mbeten vetëm ato aktuale nga viti 2024, të cilat deri në fund të vitit do të servisohen dhe tashmë nga viti i ardhshëm,  me qëllim që subvencionet të paguhen rregullisht për bujqit. 

“Programet për vitin 2025 tashmë janë në rrjedhë. Tre programet kryesore të Ministrisë janë Programi i pagesave të drejtpërdrejta, Programi i zhvillimit rural dhe Programi i ekonomisë së ujërave.  Në programin për pagesat e drejtpërdrejta  do të parashikohet ulja e burokracisë që deri më tani ka qenë obligim për bujqit dhe normalisht do të ketë një shkrirje masash, gjegjësisht rritje të masës së subvencioneve për ato produkte strategjike që janë shumë të rëndësishme për neve si shtet. Në pjesën e Programit të zhvillimit rural ka investime dhe modernizim në prodhimin bujqësor dhe ky program do t'u dedikohet atyre bujqve më të vegjël që do të duhet t'i vendosim në situatë për të shfrytëzuar fondet evropiane që na janë në dispozicion përmes programit IPARD-it. Dhe normalisht në këtë Program do të ketë më shumë segmente investimesh nga modernizimi në pjesën e mekanizimit, në pjesën e sistemeve moderne të ujitjes, në pjesën e kapaciteteve përpunuese etj. Dhe me Programin e fundit për ekonomizimin e ujërave, ne planifikojmë të rikthejmë në funksionim të gjitha sistemet që deri më tani janë lënë pas dore dhe jofunksionale”, theksoi ministri.

 

Gjatë panel diskutimit ai shtoi se me programet e Ministrisë, Maqedonia sërish do t'i kthehet kuptimit të vërtetë të shtetit bujqësor. Të gjitha statistikat tregojnë se në të kaluarën Maqedonia importonte më shumë ushqime.

“Plani ynë është në radhë të parë të kthejmë besimin e bujqve ndaj institucioneve, ndaj Qeverisë, ndaj Ministrisë. Sepse në një simbiozë të tillë, bujqit do të mund të konsiderojnë se kanë një partner me të cilin mund të diskutojnë krijimin e ligjeve, programeve, urdhëresave që do të nënkuptojnë përdorimin e sa më shumë mjeteve ose krijimin e masave të dobishme për prodhimin bujqësor“, tha ministri Tripunovski.

Tripunovski theksoi se në përpilimin e programeve për vitin 2025 janë përfshirë shkenca, shoqatat bujqësore, Ministria dhe palët e përfshira në këtë sektor.

“Ne punojmë që të sigurojmë një vendosje të besueshme të prodhimit bujqësor dhe çmime normale që janë fitimprurëse në aspektin e prodhimit në mënyrë që të mund të rrisim numrin e bujqve”, shtoi ai.

“Në atë drejtim është duke u përpiluar Programi për manifestime panairesh për vitin 2025, kjo nënkupton promovimin primar dhe përpunimin e produkteve bujqësore jashtë kufijve. Natyrisht, si Ministri do të vazhdojmë të subvencionojmë ngjarjet që mbahen brenda shtetit tonë, me qëllim të promovimit të produkteve bujqësore cilësore. Këtu shfrytëzoj rastin të njoftoj se më 2 nëntor do të organizojmë një manifestim nën moton "Shijo traditën" ku do të ekspozohen më shumë se 300 ekspozues të produkteve maqedonase, përpunuese dhe primare", theksoi ministri.

Ai shtoi se përmes manifestimeve mund të shihet se Maqedonia ka ushqim vërtet të shijshëm dhe të shëndetshëm që duhet njohur edhe përtej kufijve.