Mickoski u bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit më cilësor të arsimit nacional

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në bashkëpunim me IRI, në kuadër të projektit për dialog me organizatat e shoqërisë civile, ka mbajtur takim me disa organizata joqeveritare.

“Arsimi është shtyllë e shoqërisë dhe për këtë arsye vendoset ndër prioritetet e para të qeverisë. Pa arsim cilësor nuk ka mjekë, mësues, ekonomistë e kështu me radhë. Jemi të vendosur të bëjmë ndryshime të mëdha dhe ftoj shoqërinë civile të marrë pjesë aktive në krijimin dhe zbatimin. Është obligim i përbashkët krijimi i kushteve më të mira për arsimimin e të rinjve, dhe rrjedhimisht një të ardhme më të mirë në vendin tonë”.

Ky është mesazhi që kryeministri Hristijan Mickoski ua dërgoi organizatave rinore që ishin pjesë e manifestimit të sotëm në kuadër të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit civil në temën e arsimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve, të cilën e organizoi Instituti Republikan Ndërkombëtar.

“Më vjen keq që duhet të konstatoj se arsimi ynë ka rënë ndjeshëm në të kaluarën. Çdo ide është e mirëseardhur dhe për këtë organizojmë këto diskutime tematike me sektorin civil”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria punon në mënyrë transparente dhe krijon kushte që organizatat civile të mund të marrin pjesë në mënyrë edhe më aktive në zhvillimin e shtetit.

Bëri thirrje që të mbështesin procesin dhe bashkërisht të krijojnë strategji për zhvillimin e vendit, me kornizë kohore e cila do të jetë mjaft e madhe, në mënyrë që, siç tha ai, për të trasuar një rrugë dhe të arrijmë rezultate në rrugën në të cilën ecim.

Gjatë debatit, disa nga organizatat rinore prezantuan propozimet e tyre për masa, projekte dhe zgjidhje sistematike që, siç thanë ata, do t'i mbajnë të rinjtë në vendin e tyre dhe do të ndërtojnë dhe realizojnë potencialin e tyre këtu.

Të gjitha shoqatat e tjera u ftuan që iniciativat e tyre t'i dorëzojnë në departamentin për bashkëpunim me sektorin civil pranë Qeverisë, si dhe në ministritë përkatëse.

Fjalime mbajtën edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Fatmir Limani dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski. Pikëpamja e përbashkët është se marrëdhëniet me sektorin civil po zhvillohen në një drejtim të mirë dhe pritet që politikat që krijohen përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të japin një rezultat pozitiv.