Mickoski: Zyra për shërbime për qytetarët nënkupton shërbim të shpejtë dhe efikas dhe mundësi për uljen e korrupsionit

Të nderuar përfaqësues të mediave, fillimisht ju falënderoj për interesimin. 

 

Një ditë vërtet domethënëse për Aerodromin, por edhe një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, sepse në një kohë shumë të shkurtër po fillojmë të zbatojmë realisht atë për të cilën kemi folur prej kohësh. 

 

Aspektin teknik te hapjes së kësaj zyre këtu e përshkruajti edhe ministri, ndërsa kryetari i komunës tha se sa e rëndësishme është kjo për banorët e kësaj komune. 

 

Ajo që unë dua të them është se kur të hapen zyra të tilla kudo, në të gjithë territorin e vendit, atëherë do të mund të flasim se më në fund do të kemi një luftë reale kundër korrupsionit në Maqedoni. 

 

Dhe kjo është në atë drejtim, digjitalizimi, shërbimet transparente, e gjithë kjo që po ndodh zvogëlon mundësinë për korrupsion. E dini si ishte, jo shumë kohë më parë, kur për 500 denarë dikush duhej të të bënte një nder për të marrë një certifikatë të lindjes. Ashtu përafersisht ajo funksiononte. 

 

Po ashtu do t'ju rikujtoj për të gjitha ato turma dhe momente poshtëruese për qytetarët maqedonas, kur duhej të nxirrnin dokumente udhëtimi, letërnjoftime, patentë shoferi, të gjitha këto. Tashmë gjithçka përfundoi në një kohë shumë të shkurtër, për 4 muaj, arritëm t'i reduktojmë të gjitha brenda afatit ligjor. 

 

Sot e provuam këtë këtu dhe në thelb funksionon. Pra, ne vazhdojmë të japim atë që jemi zotuar për qytetarët që do t'ua realizojmë. 

 

Por ajo që më bën të kënaqur është se më në fund i gjithë ky proces i përdorimit të këtij lloj shërbimi të disa institucioneve do të lehtësohet për të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e vendit. 

 

Fillojmë nga këtu, ja Stefani tha, edhe disa zyra, ajo që ishte bërë në 7 vjet nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, tani do të bëhet për 7 muaj. Disi numri 7 është simbolik. 

 

Por sido që të jetë, vazhdojmë mëtutje të punojmë dhe të realizojmë atë që është obligim dhe detyrë. 

 

Edhe një herë ju përgëzoj dhe uroj që shërbime të tilla të vazhdojnë të lulëzojnë dhe të hapim sa më shumë objekte të tilla në të gjithë shtetin.