Ministri për Sport Borko Ristovski mori pjesë në tribunën e katërt në kuadër të Platformës “100% përkushtuar për ty” me fokus arsimin, kulturën dhe sportin në shoqërinë tonë.
Ristovski theksoi rëndësinë e Ministrisë së re të Sportit në përkushtimin për kthimin e sportit aty ku e ka vendin në shoqërinë maqedonase dhe subjektet sportive të kenë një institucion kompetent në pushtetin ekzekutiv që do t'i përfaqësojë interesat e tyre. Në tribunë ai prezantoi gjendjen aktuale në sportin maqedonas, synimet dhe angazhimet e ministrisë së re në drejtim të vendosjes së sportit mbi baza të shëndosha dhe kthimit të besimit në institucionet.
“Kemi bërë një analizë të plotë të situatës të gjendjes aktuale, kemi siguruar burime financiare për klubet kombëtare dhe federatat që nuk janë siguruar më parë. Ne hapëm një projekt të ri me fokus të sprotit elitar sipas të cilit federatat kombëtare dhe klubet që kanë paraqitje zyrtare ndërkombëtare kanë marrë 84 milionë denarë shtesë. Gjatë kësaj jave, sipas kritereve të reja, do të shpërndahen ato 550 milionë denarë subvencione shtetërore në sport, të cilat nuk ishin buxhetuar nga pushteti i kaluar. Deri në fund të vitit do të hapim një tjetër program të ri i cili do të thotë mbështetje në zhvillimin e sportit të femrave dhe mbështetjen e talentëve të rinj. Që do të thotë se vitin do ta mbyllim me një shumë serioze prej rreth 14 milionë denarë të mjeteve shtetërore në sport. Çdo shpërndarje e këtyre mjeteve shtetërore për sport do të bëhet në mbledhje të Qeverisë, që është një segment tjetër në sigurimin e transparencës në tërë procedurën”, tha Ristovski.
Ministri Ristovski theksoi se tashmë në katër muajt e parë mund të shihen rezultate pozitive, duke theksuar se Ministria e Sportit do të financojë programe dhe do të kërkojë rezultate, kurse subjektet sportive do të marrin ndihmën shtetërore drejtpërdrejt nga Ministria pa ndërmjetësuesit e mëparshëm që më parë kanë lënë hapësirë për procedura të ndryshme manipuluese.
"Ne do të financojmë programe dhe do të kërkojmë rezultate. Është një qasje krejtësisht e ndryshme. Do të vlerësohet suksesi dhe renditje në kampionatet kombëtare, kjo është baza mbi të cilën do të shpërndahen fondet shtetërore për sportet ekipore, në sportet individuale do të vlerësohen rezultatet. Me këtë do ta zvogëlojmë në minimum hapësirën për manipulim që ka pasur më parë”, theksoi Ristovski.
Modeli i ri i financimit dhe shpërndarjes së drejtë të fondeve shtetërore për të ndihmuar sportin është vendosur si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit, krahas projekteve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës sportive.
“Segmenti i dytë në të cilin jemi fokusuar është financimi i projekteve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës sportive si bazë për zhvillimin e sportit. Deri në fund të vitit 2024 do të fillojnë tetë projekte kapitale. Në atë mënyrë do ta mbyllim pamjen se si mendojmë dhe në cilin drejtim do të lëvizë puna e Ministrisë së Sportit”, theksoi ministri Borko Ristovski.
Platforma “100% përkushtuar për ty ” paraqet një iniciativë të Qeverisë me synimin për të garantuar transparencë dhe dialog të hapur me qytetarët dhe mundësi për t'u informuar për aktivitetet e Qeverisë në 100 ditët e para të mandatit, si dhe për punën, synimet dhe arritjet e ministrive dikasteriale.