Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se çfarë projektesh parashihen me vendimin për projekte për investime kapitale për komunat nga segmenti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sepse një pjesë nga akuzat janë se kjo fushë është e lënë pas dore, informoi se Qeveria investon në projekte që janë pjesë e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Fillojnë të realizohen projektet për impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Manastir dhe Shkup, ndërsa pritet të fillojë edhe projekti për impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë, për të cilin janë planifikuar 680 milionë denarë.
“Po, ka projekte të tilla. Kuptohet që mjedisi jetësor është prioriteti ynë dhe këtu po punohet shumë, sepse kjo është e nevojshme për qytetarët. Janë diku rreth 700, mendoj se janë rreth 680 milionë denarë më saktë, projekte që janë pjesë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ne vazhdojmë të investojmë në mjedisin jetësor në ato programe që i kemi nga e kaluara.
Mora informacione se projekti për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Manastir po fillon të realizohet gradualisht. Pres diçka të ngjashme për Tetovën, shoh që Shkupi ka filluar të lëvizë etj. Tani dua të them se ato projekte janë absolutisht prioriteti ynë”, deklaroi Kryeministri Mickoski.