Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot në seancën plenare të Kuvendit për pyetje të deputetëve iu përgjigj pyetjes së deputetit Filipçe për planin e Qeverisë për integrimet evropiane. Kryetari i Qeverisë theksoi se po punohet dhe do të bëhet gjithçka që është e nevojshme që Maqedonia të dalë në rrugën e duhur dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian aty ku e ka vendin.
“Deri sa ju ishit në gjunjë dhe shisnit Maqedoninë për provizionet që keni marrë në Singapor dhe Dubai për të lëshuar një vizë të artë përmes kompanisë Stabri, ne po punojmë dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta drejtuar Maqedoninë në rrugën e duhur dhe për ta vendosur atje ku e ka vendin, dhe ky është Bashkimi Evropian. Çdo gjë që ju e keni shkatërruar, është detyrë dhe obligimi ynë ta korrigjojmë dhe të jeni të sigurt se do ta korrigjojmë. Planin për BE-në, pasi e keni pështyrë dhe shkatërruar, ne do të përpiqemi ta rikthejmë jetën dhe ta drejtojmë” tha Mickoski dhe vazhdoi se askush nuk do t'i harrojë këto 7 vite dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë kryer krime.
“Sot Maqedonia është krenare, e drejtuar dhe është e mirëpritur kudo siç i ka hije një shteti, jo me kurriz të përkulur dhe objekt për të kthyer kusur, kur krerët e rajonit u tallën me udhëheqësit e shtetit tonë, siç ndodhi disa herë në këto 7 vite. Sot ne jemi të fortë me një qëndrim të qartë dhe po sfidojmë e luftojmë që të rikthejmë gjithçka që shkatërruat ju në jetë dhe ne do ta drejtojmë dhe e di se që do t’ju zhgënjej me këtë që do të them, por jemi në rrugë të drejtë,” theksoi Kryeministri Mickoski
Kryeministri Mickoski e porositi liderin e LSDM-së se nëse dëshiron të udhëheqë politikë prej udhëheqësi ose lideri, nuk duhet të lejojë që njerëzit rreth tij ta rrëshqasin dhe ta “çojnë në thellësi” përmes gënjeshtrave dhe shpifjeve.
“Ju nga shkoni, kam kohë që jam kthyer, këtë po jua them si këshillë miqësore. Turpi dhe poshtërimi më i madh është kur dëgjoj diplomatë në Bruksel që më thonë se ata, gjermanët, francezët, belgët, kanë luftuar më shumë për ne se sa udhëheqësia tonë në shtet. Nuk mund ta përshkruaj turpin që ndiej në ato momente, sepse realisht nuk mund të habitem nga besnikëria me të cilën ata politikanë tanë iu qasën zgjidhjes së këtyre problemeve. Kështu nuk zgjidhen problemet”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se atë që po punohet sot në Uashington, Bruksel dhe Vjenë, qeveria e kaluar as në ëndërr nuk mund ta imagjinonte dhe puna që po bëhet sot do të ketë rezultate.
“Ka vetëm një plan, ai është Bashkimi Evropian dhe shpresoj që pasi të dilni nga matrica juaj partiake dhe do t'i kërkoni falje popullit maqedonas dhe qytetarëve për gjithçka që keni bërë në këto 7 vite, do të distancoheni nga politika kriminale që keni udhëhequr në këto 7 vite, nga politikat e turpshme që drejtuat në këto 7 vite. Gjithë atë që ja keni shkaktuar, si dhimbje, prisja nga ju që të shfrytëzonit rastin sot këtu para foltores për të kërkuar falje. E humbët rastin. Nuk ka asnjë shans të dytë për një përshtypje të parë, e juaja ishte e dëshpëruar,” porositi Mickoski, Filipçen dhe i bëri thirrje LSDM-së dhe opozitës që të mbështesin luftën për mbrojtjen e interesave strategjike të Maqedonisë.