Mickoski - Filipçes: Bëjmë përpjekje për të deklasifikuar marrëveshjen për Behtel dhe Enka, Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i paguan vetes provizion për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d, por nuk ndërtuan asgjë dhe prandaj u paguan gjoba prej 350 milionë dol

“Korridoret 8 dhe 10d kanë qenë pjesë e programeve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe qeveritë e VMRO-DPMNE-së për një kohë shumë të gjatë, ndoshta edhe ato kanë qenë pjesë e programeve të LSDM-së. Dhe është e logjikshme që të jenë, sepse bëhet fjalë për parti politike që shkojnë në zgjedhje me ofertë dhe tregojnë se çfarë kanë për t'u ofruar qytetarëve. Por ajo që është e rëndësishme të thuhet është se ajo që ju e bëtë në veçanti në projektin që e quajtët Behtel dhe Enka, unë do ta quaja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d para së gjithash ishte turp dhe poshtërim ndaj Ministrit të atëhershëm për Transport dhe për kryeministrin e atëhershëm që udhëhiqte me qeverinë. I sollët si kolegë të tyre, ju nuk ishit në atë qeveri, por kishte disa që ishin, i sollët në një pozitë vartëse t'i përqeshin dhe tallen me ta partnerët tuaj të koalicionit në qeverinë e atëhershme ata që luanin futboll në zyre, në mënyrë që këtu në Kuvend keni miratuar ligje të cilat nuk kanë lidhje me ligjet evropiane, keni keqpërdorur vlerat evropiane dhe ligjin dhe Kushtetutën maqedonase. Dhe pastaj keni keqpërdorur flamurin evropian, në fakt e keni zakon ju me njërën dorë të bëni kështu dhe me tjetrën ta mbani flamurin evropian.  Kjo është karakteristikë e LSDM-së dhe koalicionit për 7 vite”, i tha Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski Venko Filipçes në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se është kundër asaj që të shpenzohen paratë e qytetarëve, duke theksuar se në kohën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së janë shpenzuar 350 milionë dollarë dhe nuk është realizuar asnjë milimetër nga ndërtimi i korridoreve.

“Dhe po, ishim kundër. Edhe sot jemi kundër asaj. Për dy vite kanë mbetur të shpenzuara rreth 350 milionë dollarë, e rruga nuk është zhvendosur as një milimetër, marrëdhënie juridiko-pronësore, do të thosha disa dhjetëra parcela dhe shumë dyshime të bazuara për keqpërdorime të parave nga buxheti. Fakti qe po keqpërdorni flamurin evropian, që menduat se kjo ishte zgjidhja, ju paralajmëruam se nuk është kjo zgjidhja, duhet të përvishen mëngët dhe të punohet, menduat se në këtë mënyrë e keni përfunduar punën dhe se komuniteti ndërkombëtar do të na pëlqejë dhe do të jemi sërish në Qeveri. Ja e patë deri ku ju ka sjellë ajo politikë, deri në 18 deputetë”, tha Mickoski.

Lidhur me marrëveshjen për Behtel dhe Enka, kryeministri Mickoski theksoi se ajo marrëveshje është e klasifikuar, por po kontrollohen të gjitha mundësitë dhe bëhen përpjekje që e njëjta të deklasifikohet dhe të shpaloset përpara opinionit maqedonas dhe të shihet qartë se gjithçka që ai ka thënë më parë është e saktë.

“Behtel dhe Enka është dokument i klasifikuar, dhe po i kontrollojmë të gjitha mundësitë për të deklasifikuar marrëveshjen me Behtel dhe Enka dhe t'ia tregojmë atë opinionit maqedonas. Por ajo që mund të them është se të gjitha ato pretendime të bazuara që kemi pasur në opozitë janë të sakta. Të gjitha”, shtoi kryeministri Mickoski.

Mickoski tha se si Qeveri kanë dy opsione, prej të cilave njëra është të ndërpriten ndërtimet dhe të paguhen gjobat ashtu siç janë paguar gjobat për të gjitha kontratat dhe koncesionet e mëparshme që LSDM-ja dhe BDI-ja i kanë anuluar dhe borxhet të cilat i kanë lënë, ose të vazhdohet me punën dhe të vazhdohet me ndërtim.

“Si Qeveri, kishim dy mundësi, ose të dilnim nga projekti të mbeten vetëm këto 350 milionë dollarë të cilat tashmë janë paguar dhe të paguanim disa qindra milionë dëmshpërblim pas përfundimit të kontestit në gjykatën në Londër nën legjislacionin britanik, skocez, irlandez, uellsian, e jo sipas kontinentales sonë dhe të nxjerrim disa qindra milionë euro për çdo gjë që do të gjykohet si dënim, sepse tani ne duhet të paguajmë për mosmarrëveshje të ngjashme për të cilat ju i keni anuluar koncesionet siç është Kazan Dolli. Ashtu siç tani i paguajmë borxhet në ESM, po i paguajmë borxhet prej 5 miliardë denarë. Ashtu siç po paguajmë borxhet për një pjesë tjetër të Korridorit 8, aksi nga Kërçova në Ohër, 80 milionë dollarë, fatura të papaguara nga nëntori i vitit 2023 ndaj kontraktorëve. I keni sjellë të gjithë para falimentimit, por provizionet janë paguar. Dikush i ka paguar, a jeni ju apo dikush nga kjo sallë këtu, dikush i ka paguar. Për këtë janë kujdesur paraprakisht dhe jemi duke e hetuar këtë. Mos mendoni se do të mbetet e pa hetuar. Do të hetojmë gjithçka dhe gjithçka do të dalë në shesh”, është decid Mickoski.

Kryeministri Mickoski thotë se takimin e parë me Behtel-in e ka pasur në Uashington ku ka kërkuar që të mos paguhen gjoba prej qindra milionë euro, duke theksuar se para një jave ka filluar puna zyrtare për ndërtimin e korridoreve, sepse ndryshe prej më parë, tani janë zgjidhur disa marrëdhënie juridiko-pronësore, me një rrugë të pastruar dhe siç tha ai ka një front të hapur për të filluar me punë.

“Kemi vendosur të punojmë. Takimin e parë me Behtel-in e kam pasur në Uashington dhe atëherë i kam lutur sepse sipas marrëveshjes njerëzit duhet të na kishin faturuar disa qindra milionë euro gjoba. Dhe po, luta dhe do të lus nëse duhet të kursej çdo qindarkë për qytetarin, do të lus dhe nuk më vjen turp, por e di që kam bërë diçka të mirë. Dhe çfarë bëmë tani së bashku me nënkryetarin e qeverisë, drejtorin e NPRSH-së me përfaqësues të kompanisë dhe me komunitetin ndërkombëtar, dolëm në të njëjtin vend ku u plasën mjete piroteknike për të shënuar zyrtarisht trasë front të hapur prej 11 kilometrash të cilat do të mund të punohen me disa marrëdhënie të zgjidhura juridiko-pronësore, me një rrugë të pastruar, gjithçka që është e nevojshme për një projekt," i tha Mickoski Filipçes.