“Zoti Oliver Spasovski, të jetë Sanja Bozhinovska pjesë e Qeverisë maqedonase duhet të jetë privilegj, sepse atë që ajo e ka bërë në planin profesional në energjetikë, as nuk mund ta ëndërroni e ku më t'i përafroheni”, i tha kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, Oliver Spasovskit në seancën e sotme për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.
Kryeministri Mickoski shtoi se për dallim nga Spasovski, i cili shpërndau pasaporta maqedonase për kriminelët e mbarë botës, ministrja Bozhinovska ka përvojë shumëvjeçare në punë dhe siç tha ai, kremi i biznesit botëror e di për të nga Ukraina e deri në Spanjë dhe nga Skandinavia e deri në Athinë.
“Biografia e saj dhe arritjet e saj janë diçka që të paktën mund të dilni këtu dhe t'i thoni falenderime për ekspertizën dhe portfolion e saj personale. Dhe tani e vendosim veten në një situatë sikur të jetë mëkat nëse jemi të suksesshëm. Ne e vendosim veten në një situatë ku flasim për gjëra që në të vërtetë nuk kanë të bëjnë fare me atë që i intereson opinionit, për atë që e udhëheq Sanja. Ja unë do t'ju tregoj sepse e njoh prej kohësh, të themi 12-13 vjet. Më besoni, atë e njeh kremi i biznesit botëror nga Ukraina e deri në Spanjë dhe nga Skandinavia e deri në në Athinë. Përderisa ne kishim politikanë në qeverinë maqedonase, që u jepnin pasaporta kriminelëve nga e mbarë bota. Kjo është puna juaj, është resori juaj i drejtpërdrejtë dhe për atë unë do t'ju sulmoj, do të kërkoj përgjegjësi. Meqë e përmendët Pançe Toshkovskin, do të kërkoj përgjegjësi për atë që e keni bërë, atëherë do të kërkoj përgjegjësi. Tani të flasim për gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me energjetikën apo minierat. As me pasuritë minerale. Ju e dinit se cilat kompani sjellin qymyr në KXE Manastir dhe Osllomej. E dinit? A e dini se kush mbante shirita transportues në KXE Manastir. Duheshte si Ministri e Punëve të Brendshme ta hetoni këtë, sepse ju ka ardhur informacion, ju ka arritur zëri, kemi folur ne si opozitë. Ja, dy rreshta pas jush, do t'ju tregojë një ish-anëtar i qeverisë suaj, për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje. Kjo ishte puna juaj, shpresoj të mos të ndodhë më kurrë sepse ajo që keni bëre atje është më e keqe se debakli më i madh që i ndodhi Maqedonisë. Nëse ju do kishit vepruar, në vend që t'u jepni pasaporta karteleve botërore të drogës dhe liderëve të karteleve të tilla të drogës dhe nëse do ishit të fokusuar në punën tuaj të hetoni, pse përmes programit për FIZHT sponsorizoheshin metoda inovative të krijimit të picave, ujit të pijshëm, të ngjashme, kush sjell qymyr, si sillet qymyri, kush e bën nxjerrjen, si behet nxjerrja, pse paguhet kështu, pse ELEM ka më shumë kontrata sy më sy, atëherë do e kishit të qartë se pse sot keni 18 deputetë dhe në zgjedhjet e ardhshme pyetja është nëse do të keni një numër dyshifror deputetësh nëse vazhdoni kështu. Puna juaj, zoti Spasovski, ishte të përcaktoni pse kompanitë e kthyen tatimin mbi vlerën e shtuar, duke raportuar dërgesa false dhe depo të zbrazëta. Ishte puna juaj zoti Spasovski, nuk ishte e imja. Ne si opozitë kemi folur, mos e bëni këtë, mos zoti Spasovski, ju ka arritur zëri, hetoni, nuk e keni bërë këtë. Kjo është puna juaj, zoti Spasovski. Zoti Peker do të vijë tek ju, t'i thoni jo faleminderit e jo t’i jepni letërnjoftimin në orën 11 të mbrëmjes në Draçevë. Dhe ata zyrtarët atje që marrin përsipër përgjegjësinë në vendin tuaj, nga dy-tre vite që ishin në burg për dokumente udhëtimi të klaneve serbe dhe klaneve maqedonase, që merren me krim dhe korrupsion. Ju zoti Spasovski duhet të mbani përgjegjësi për këtë. Dhe për këtë nëse nuk ka përgjegjësi, atëherë unë do të kërkoj përgjegjësi. Kjo është çështja, zoti Spasovski, për të cilën ju duhet të brengoseni. Kush ka pasur çfarë vetëdije, çfarë vetëdije ka pasur, unë ju them dhe ju garantoj dhe ju firmos, se Sanja Bozinovska është maqedonase shumë më e madhe se të gjithë ju bashkë. Shënoni këtë. Unë po ju them këtë dhe po firmos që ta dini. Së bashku ulemi këtu dhe luftojmë, maqedonas dhe shqiptarë dhe të majtë e të djathtë, së bashku jemi në të njëjtën qeveri dhe punojmë për një interes, për një kauzë, që quhet Maqedoni. Dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë, nuk do të ndalemi”, tha kryeministri Mickoski.